Francë dhe Angli do të përballen në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026, pas dështimit të të dyja për të arritur finalen. Për Francën, kjo do të jetë ndeshja e fundit e Didier Deschamps në stolin e “Les Bleus”, pas 187 ndeshjeve si trajner i kombëtares, një rekord për vendin. Nën drejtimin e tij, Franca fitoi Kupën e Botës në 2018 dhe arriti finalen në 2022. Sidoqoftë, ëndrra për një lamtumirë perfekte u shua në gjysmëfinale, ku Franca u mposht 2-0 nga Spanja, pas një serie prej shtatë fitoreve radhazi, gjashtë prej të cilave me të paktën dy gola diferencë.
Anglia arriti gjithashtu në sfidën për medaljen e bronztë pas një eliminimi dramatik në gjysmëfinale kundër Argjentinës: “Tre Luanët” kryesonin 1-0 deri në minutat e fundit, por pësuan dy gola pas minutës së 80-të dhe u mposhtën 2-1. Pas humbjes, kritikat u drejtuan ndaj trajnerit Thomas Tuchel, me shumë tifozë që kritikuan zëvendësimet mbrojtëse që, sipas tyre, i dhanë iniciativën Argjentinës dhe ndikuan në përmbysjen e rezultatit. Megjithatë, Anglia ka mundësinë të sigurojë vendin e tretë, rezultatin e saj më të mirë në një Kupë Bote që nga triumfi i vitit 1966, edhe pse statistikat historike nuk janë në favor të anglezëve: ata kanë humbur të dyja ndeshjet e mëparshme për vendin e tretë në Kupën e Botës.
Bilanci i përballjeve direkte favorizon Francën; Anglia ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit mes dy kombëtareve, me dy barazime dhe gjashtë humbje. Një nga humbjet ishte në Kupën e Botës 2022, kur Franca eliminoi anglezët në çerekfinale.
Përballja për medaljen e bronztë zhvillohet në Miami dhe pritet të jetë një duel prestigji, me të dyja ekipet që synojnë të mbyllin turneun me fitore. Rezultati live i ndeshjes: Francë 0-3 Angli — Rice 3′, Konsa 18′, Saka 37′. Ngjarët kryesore: 3′ Rice godet nga distanca dhe shënon; 11′ Saka tund rrjetën por goli anullohet për pozicion jashtë loje; 18′ Konsa shënon me kokë pas krosones së Rice; 35′ Mbappé godet, por tentativa ndalet nga Henderson; 37′ Rashford pason për Sakan që realizon në portën e boshatisur.

