Plani Vendor i Veprimit për barazinë gjinore 2026–2030 u miratua me debate në Këshillin Bashkiak Durrës, duke marrë 27 vota pro dhe 6 kundër. Opozita përsëri votoi kundër planit, ndërsa mbledhja e mëparshme kishte rrëzuar dokumentin, pasi ai kishte marrë vetëm 25 vota. Dokumenti u rifut në rendin jashtë radhe të seancës pas ndryshimeve në terminologji.
Në diskutimet e mëparshme debati u përqendrua tek termi “transformimi gjinor”; në këtë votim ky koncept u paraqit i redaktuar si “qasje transformuese gjinore”. Ndryshimet në fjalor dhe sqarimet e dhëna nga bashkia ishin arsyet pse plani u rikthye për shqyrtim dhe votim.
Përfaqësuesit e opozitës mbajtën qëndrim të njëjtë kritik. Këshilltari demokrat dhe urbanist Ardian Muka shprehu votën kundër, duke argumentuar se do të mbahen përgjegjës historikisht për ligjin e kaluar më parë në Parlament dhe për planin që, sipas tij, mbështetet në atë ligj. Ai ishte një nga zërat kryesorë që kundërshtuan përmbajtjen dhe origjinën e referencave ligjore të planit.
Nga ana tjetër, një ndryshim që pati ndikim në rezultatin e votimit ishte pozicioni i këshilltarit Florian Tahiri. Në mbledhjen e kaluar ai ishte abstenuar, por pas ndryshimeve të bëra në dokument dhe pas sqarimeve të dhëna nga përfaqësues të bashkisë këtë herë votoi pro. Kjo ndryshoi dinamikën e votimit dhe kontribuoi në kalimin e planit.
Miratimi i planit erdhi pas një seance të tensionuar ku theksi u vu te terminologjia dhe burimet ligjore që mbështesin dokumentin. Ndryshimet që u bëhen termave dhe sqarimet nga autoritetet vendore ishin vendimtare për të siguruar mbështetjen e disa anëtarëve që më parë kishin hezituar, por nuk arritën të bindnin pjesën opozitare të këshillit.

