E ardhmja e Romelu Lukaku te Napoli mbetet e paqartë. Në javët e fundit të sezonit raportet mes sulmuesit dhe klubit janë shtrënguar, ndërsa paraqitjet e tij në Botëror kanë rindezur diskutimet për të ardhmen e tij dhe për vendimin nëse trajneri Allegri duhet ta mbajë apo ta shkëpusë lidhjen me belgun.
Napoli ka një nevojë të qartë për të ristrukturuar skuadrën; presidenti Aurelio De Laurentiis vetë ka pranuar se duhen realizuar disa largime, duke deklaruar: “Kemi 47 futbollistë dhe duhet të sistemojmë të paktën 25.” Kontrata e Lukakut me Napolin skadon në 2027 dhe emri i tij konsiderohet ndër më të përfolurit për t’u shpërngulur, pasi klubi nuk do të kundërshtonte një shitje që do t’i mundësonte riinvestimin e të ardhurave.
Sipas të përditshmes Il Mattino, edhe vetë Lukaku po mendon për një largim nga Italia. I njëjti raport thotë se ish-sulmuesi i Romës dhe Interit ka thënë tek miqtë e tij të ngushtë se është i gatshëm të transferohet në Turqi, nëse vijnë oferta bindëse jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë ekonomik.
Aktualisht, skuadra më e interesuar për shërbimet e tij është Fenerbahçe, që pas transferimit të Greenëood synon të sjellë një tjetër emër me peshë për tifozët. Në sfond mbetet gjithashtu Besiktasi i përmendur sëbashku me emrin e trajnerit Vincenzo Italiano. Megjithatë, të gjitha diskutimet pritet të shtyhen për javët në vijim, derisa Lukaku të kthehet në Napoli pas pushimeve që po i kalon në Belgjikë me familjen e tij.
Derisa klubi përgatit ndryshime të mëdha në organikë dhe po shqyrton mundësi transferimi, vendimi për të ardhmen e Lukakut do të varet nga ofertat që do të paraqiten dhe nga vendimet që do të marë klubi dhe vetë lojtari.

