Federata Angleze e Futbollit (FA) nuk planifikon të bëjë ndryshime në stafin teknik të kombëtares, pavarësisht eliminimit nga Kupa e Botës 2026. Sipas raportimeve, drejtuesit e federatës synojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me trajnerin Thomas Tuchel, i cili pritet të udhëheqë Anglinë edhe në Kampionatin Europian të ardhshëm, ndërsa objektivi i zyrtarëve është që ai të drejtojë skuadrën edhe në Euro 2028.
Anglia u eliminua mbrëmjen e së mërkurës në gjysmëfinale, duke u mposhtur 2-1 nga Argjentina. “Tre Luanët” kaluan të parët në avantazh me një gol të Anthony Gordon, por më pas pësuan përmbysje në minutat e fundit, kur golat e Enzo Fernández dhe Lautaro Martínez vendosën rezultatin dhe i mbyllën rrugën Anglisë drejt finales ndaj Spanjës.
Pas ndeshjes, Tuchel u bë objekt i kritika të ashpra nga mediat, analistët dhe tifozët anglezë për ndryshimet që bëri në formacion. Trajneri gjerman hoqi disa lojtarë ofensivë dhe ndryshoi skemën e skuadrës drejt një qasjeje më mbrojtëse, çka, sipas kritikëve, i dha Argjentinës kontrollin e lojës. Shumë ish-futbollistë dhe ekspertë vlerësuan se zëvendësimet e Tuchel-it ndikuan drejtpërdrejt në përmbysjen e rezultatit, duke sjellë reagime të forta në media dhe rrjetet sociale.
Megjithë presionin dhe reagimet pas disfates, drejtuesit e FA-së nuk ndryshuan qëndrimin e tyre ndaj projektit me Tuchel. Federata vazhdon t’i besojë planit të klubit dhe nuk parashikon ndryshime në stafin teknik në prag të turneve të ardhshme. Vendimi i federatës mbetet që Tuchel të mbajë drejtimin e kombëtares, me synimin zyrtar që ai të jetë përzgjedhësi edhe në edicionin e Euro 2028.
Lajmi raportohet nga Top Channel.

