Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gruaja rekrutohet punonjëse në Exchange dhe vjedh 5,000€ që ditën e parë, bëhet makth i bizneseve të Tiranës

timoni.al by timoni.al
July 15, 2026
in AKTUALITET
0
Gruaja rekrutohet punonjëse në Exchange dhe vjedh 5,000€ që ditën e parë, bëhet makth i bizneseve të Tiranës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kumrie Zika, e përshkruar si një hajdute seriale, është rikthyer në vëmendje të bizneseve në Tiranë muajt e fundit. Top Channel mëson ekskluzivisht se rasti më i fundit përfshin një biznes transferimesh parash dhe këmbimi valutor në zonën e njohur si “Vorri i Bomit”. Sipas informacionit, Zika nuk ka vepruar në mënyrë tipike duke hyre fshehurazi, por është paraqitur si e interesuar për një vend pune. Pronari i biznesit, duke pasur nevojë për një punonjëse, e ka rekrutuar atë dhe i është dhënë mundësia e aksesit në ambiente e punës.

Gjatë ditës së parë të punës, Zika ka qenë e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga një punonjës tjetër. Në një moment të shkëputjes së shkurtër të këtij punonjësi, siç rezulton edhe nga pamjet e sigurisë, ajo ka përfituar nga situata dhe ka marrë rreth 5,000 euro nga arka e biznesit, duke u larguar shpejt në rrugicat e lagjes. Pas ngjarjes, administratori i biznesit ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka aksesuar kamerat e sigurisë dhe, sipas burimeve, ka identifikuar shpejt autoren si Kumrie Zika.

Disa orë pas vjedhjes, policia ka arrestuar Zikën në zonën e “21 Dhjetorit”. Ajo pritet të dalë para gjykatës për akuzën e vjedhjes. Raportohet gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që Zika përdor këtë mënyrë të veprimit; të njëjtin plan, sipas informacionit, e ka ekzekutuar edhe në tre ose katër raste të tjera, por me shuma më të vogla parash.

Një element shtesë që tërheq vëmendjen në lidhje me këtë rast është se një kërkim i thjeshtë me emrin e saj në Google tregon se Zika ka qenë e ftuar në disa televizione, ku ka dhënë opinione për tema të ndryshme. Lajmi mbi ngjarjen dhe detajet e arrestimit përcillet nga Top Channel.

Previous Post

Nga Leao te Gimenez e Tomori, Milani nxjerr në shitje 7 futbollistë, synon deri në 150 milionë euro

Next Post

Video dramatike nga zjarret në Kanada: Flakët rrethojnë tren mallrash, zjarrfikësit në luftë me kohën

Next Post
Video dramatike nga zjarret në Kanada: Flakët rrethojnë tren mallrash, zjarrfikësit në luftë me kohën

Video dramatike nga zjarret në Kanada: Flakët rrethojnë tren mallrash, zjarrfikësit në luftë me kohën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al