Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Operacioni i fshehtë Maçoku me çizme për Teheranin: Si do të përdoreshin kurdët për të ndryshuar regjimin

timoni.al by timoni.al
July 14, 2026
in LAJME
0
Operacioni i fshehtë Maçoku me çizme për Teheranin: Si do të përdoreshin kurdët për të ndryshuar regjimin
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Televizioni izraelit Channel 13 publikoi detaje të një plani të dyshuar sekret të hartuar nga Mossad, me emrin e koduar “Maçoku me çizme”, që synonte përmbysjen e regjimit iranian. Sipas raportimit, operacioni parashikonte përdorimin e forcave kurde dhe përfshirjen e ish-presidentit Mahmoud Ahmadinejad si pjesë e një skenari për ndryshimin e pushtetit në Teheran.

Reportimi pretendon se plani kishte marrë fillimisht mbështetje nga Uashingtoni dhe parashikonte sulme izraelite ndaj pozicioneve të Gardës Revolucionare Islamike përgjatë kufirit Iran–Irak, në rajonin e Kurdistanit iranian, me qëllim krijimin e një korridori për luftëtarët kurdë. Këta luftëtarë priteshin të hynin në territorin iranian dhe të përparonin drejt qyteteve kurde në veriperëndim të vendit. Mossad kishte vlerësuar se mijëra të rinj kurdë mund t’u bashkoheshin, duke çuar sipas raportit drejt një lëvizjeje të gjerë që mund të shtrihej edhe ndaj kryeqytetit. Faza përfundimtare e planit parashikonte protesta masive në rrugë që do të dobësonin dhe rrëzonin regjimin.

Një element kyç, sipas Channel 13, ishte roli i Ahmadinejad si “kalë troje” — figura që mund të rikthehej në pushtet pas ndryshimit të regjimit. Gazeta New York Times, e cituar në raport, kishte shkruar më parë për përpjekje të Izraelit për të krijuar kontakte me Ahmadinejadin dhe për ta rikthyer në skenë politike; një takim i dyshuar midis tij dhe ish-kreut të Mossadit, David Barnea, thuhet se ka ndodhur në vitin 2024 në Hungari gjatë një konference akademike.

Channel 13 raporton se plani nuk u zbatua, për shkak të rrjedhjeve në media, presionit nga Turqia dhe hezitimit të disa grupeve kurde, që çuan në tërheqjen e mbështetjes amerikane. Raporti pretendon gjithashtu se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara më vonë kryen sulme ndaj objektivave të sigurisë iraniane në veriperëndim të vendit — përfshirë baza ushtarake, sisteme raketore dhe struktura të forcave të sigurisë — por pa ndërhyrje tokësore. Autoritetet izraelite dhe amerikane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e këtij plani.

Previous Post

Hysaj pranë Lecces, kapiteni i Kombëtares gati për një aventurë të re në Serie A krah Berishws

Next Post

Projektligji për tokat bujqësore, Gjiknuri kundër: Më jep fjalën ose largohem. Manja: Mund të ikësh, e gjete lepurin

Next Post
Projektligji për tokat bujqësore, Gjiknuri kundër: Më jep fjalën ose largohem. Manja: Mund të ikësh, e gjete lepurin

Projektligji për tokat bujqësore, Gjiknuri kundër: Më jep fjalën ose largohem. Manja: Mund të ikësh, e gjete lepurin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al