Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BE nuk arrin objektivin për uljen e viktimave të aksidenteve rrugore; rreth 19 500 të vdekur në 2025

timoni.al by timoni.al
July 14, 2026
in AKTUALITET
0
BE nuk arrin objektivin për uljen e viktimave të aksidenteve rrugore; rreth 19 500 të vdekur në 2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse disa vende të BE-së kanë përmirësuar sigurinë rrugore, Europa në tërësi nuk po përmbush ritmin e nevojshëm për të arritur objektivin e uljes me 50% të vdekjeve nga aksidentet rrugore deri në vitin 2030, vë në dukje raporti i Këshillit Evropian të Sigurisë së Transportit (ETSC). Gjatë vitit 2025 rreth 19 500 persona humbën jetën në rrugët e Bashkimit Evropian, ndërsa më shumë se 100 mijë të tjerë u plagosën rëndë. Numri i viktimave ra vetëm 2% krahasuar me një vit më parë, dhe që nga viti 2019 ulja ka qenë vetëm 15%. Për të qenë në linjë me synimin e 2030-s, BE-ja duhej të kishte arritur një ulje prej rreth 31% deri tani.

Ekspertët paralajmërojnë se për të arritur objektivin, nga tani deri në vitin 2030 numri i viktimave duhet të ulet me rreth 10% çdo vit, një ritëm rreth pesë herë më i lartë se ai aktual. Megjithatë, raporti evidenton edhe histori suksesi: Polonia ka ulur numrin e viktimave me 43% që nga 2019, Belgjika me 31% dhe Danimarka me 32%. Danimarka vlerësohet për qasjen e saj afatgjatë ndaj sigurisë rrugore, duke kombinuar fushata ndërgjegjësuese, kontrolle më të forta, zgjerimin e përdorimit të kamerave të shpejtësisë, luftën kundër drejtimit nën ndikimin e alkoolit dhe investime në infrastrukturë.

Norvegjia dhe Suedia mbeten me normat më të ulëta të vdekjeve në rrugë, me vetëm 19 viktima për çdo milion banorë, krahasuar me mesataren e BE-së prej 43 viktimash për milion. Në anën tjetër, Holanda paraqitet si një rast shqetësues: është vendi i vetëm europian ku numri i vdekjeve për milion banorë është më i lartë se një dekadë më parë, pavarësisht investimeve në automjete elektrike, zona me emetime zero dhe rrjetin për biçikleta.

Siguria e çiklistëve mbetet problem i veçantë: vdekjet e çiklistëve në BE kanë rënë vetëm rreth 0.5% në vit gjatë dekadës së fundit, ndërsa vdekjet e përdoruesve të tjerë të rrugës janë ulur katër herë më shpejt. Çiklistët përbëjnë rreth 10% të të gjitha viktimave të aksidenteve rrugore, çka kërkon investime të mëdha në infrastrukturë të dedikuar dhe masa mbrojtëse. ETSC nënvizon se objektivi i vitit 2030 mbetet i arritshëm vetëm për vendet që e trajtojnë sigurinë rrugore si prioritet afatgjatë politik dhe zbatojnë masa konkrete për reduktimin e aksidenteve.

Previous Post

Zjarrvënëset: 29 persona të arrestuar dhe të proceduar në qershor dhe korrik

Next Post

Hysaj pranë Lecces, kapiteni i Kombëtares gati për një aventurë të re në Serie A krah Berishws

Next Post
Hysaj pranë Lecces, kapiteni i Kombëtares gati për një aventurë të re në Serie A krah Berishws

Hysaj pranë Lecces, kapiteni i Kombëtares gati për një aventurë të re në Serie A krah Berishws

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al