Sunday, July 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Klonoi pasaportën britanike, shqiptari pranon ekstradimin nga Anglia; në kërkim për trafik emigrantësh drejt SHBA

timoni.al by timoni.al
July 12, 2026
in KRYESORE
0
Klonoi pasaportën britanike, shqiptari pranon ekstradimin nga Anglia; në kërkim për trafik emigrantësh drejt SHBA
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një i kërkuar nga Prokuroria e Tiranës për trafik klandestin drejt SHBA dhe Kanadasë, Alfred Maçi, 36 vjeç, pranoi vullnetarisht ekstradimin nga Anglia drejt Shqipërisë, sipas dokumentit të gjykatës së ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court të siguruar nga Top Channel. Maçi, me banim në qytetin Luton, akuzohet se në periudhën tetor 2023–prill 2025 mundësoi kalimin e disa shtetasve nga vendet europiane drejt Karaibeve për t’i futur ilegalisht në SHBA dhe Kanada.

Hetimi i përbashkët mes Prokurorisë së Tiranës dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë dhe Zyrës për Hetimet Kriminale jashtë SHBA-së zbuloi se Maçi kishte vënë në dispozicion të grupit një pasaportë britanike. Pasaporta, e parë nga Top Channel, ka si vendlindje Kosovën, datë lëshimi 16 mars 2022 dhe datë skadimi mars 2032. Sipas hetimeve, kjo pasaportë klonohej dhe i vendosej fotoja e personit që paguante deri në 35.000 euro për të hyrë në SHBA dhe Kanada.

Hetimet tregojnë se grupi kriminal drejtohej prej Hazir Maçit. Alfredi është nipi i Hazirit dhe bashkëpunimi i tyre ka lehtësuar kalimin e paligjshëm të shtetasve E.A. në tetor 2024 dhe D.N. në maj 2025 drejt Kanadasë, me qëllim përfundimtar mbërritjen në SHBA. Këtyre shtetasve u mundësua pasaporta britanike me të dhënat e Alfred Maçit por me fotot e tyre. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Hazir Maçi, i hetuar më parë për trafik të njerëzve, është përfshirë në tre raste dërgimi të shqiptarëve në Amerikë dhe Kanada.

Prokurori Drini Pali ka zbuluar se trafiku fillonte nga Shqipëria, ku rekrutoheshin personat, më pas nga vendet e Europës drejt Republikës Domenikane, dhe prej andej me dokumenta false drejt Kanadasë ose nëpërmjet Porto Rikos me destinacion final Floridën në SHBA. Hetimet tregojnë gjithashtu se Hazir Maçi ka drejtuar veprimtarinë kriminale nga ambientet e paraburgimit të Fushë-Krujës, nëpërmjet telefonit, duke përdorur dy numra të ndryshëm për të komunikuar me familjarët e tij.

Çështja është dërguar për gjykim; pesë të arrestuar në Shqipëri, mes tyre një grua, do t’i bashkohen Alfred Maçit kur ai të transferohet nga Anglia nga oficerët e Interpol Tiranës. Personat akuzohen për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave dhe ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufijve.

Previous Post

Botërori 2026/ A do të ketë sërish finale Francë-Argjentinë? Logjika thotë po, por Anglia e Spanja…

Next Post

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që lahej në Velipojë; doli nga deti në gjendje kritike

Next Post
Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që lahej në Velipojë; doli nga deti në gjendje kritike

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që lahej në Velipojë; doli nga deti në gjendje kritike

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al