Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Sot seanca për masën ndaj vajzave që dhunuan 17-vjeçaren në Fier; nëna: kthehej natën, nuk më tregonte

timoni.al by timoni.al
July 12, 2026
in Lajmi Fundit
0
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna: Nuk i fal dot autorët, vetëm unë e di sa vuajmë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëna e njërës prej tre vajzave të dyshuara, 15-vjeçare, për pjesëmarrje në dhunimin e një 17-vjeçareje në Fier, foli para mediave përpara ambienteve të Gjykatës së Fierit, ku pritet seanca për caktimin e masës së sigurisë. Ajo deklaroi se vajza e saj është e shtruar në spitalin psikiatrik dhe po merr trajtim mjekësor, duke ripërsëritur shpjegimet që kishte dhënë më parë përpara kamerave të Top Channel dhe duke kërkuar mirëkuptim për gjendjen e së miturës, si dhe shprehu keqardhje për ngjarjen.

Në fjalën e saj para gazetarëve, nëna tha se nuk di shumë për gjendjen shëndetësore të vajzës dhe se është shumë e shqetësuar. Ajo theksoi se e ka takuar vajzën në spital dy herë dhe e ka parë të duket jo mirë. Nënvizon se nuk di nëse vajza është në dijeni të pamjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Sipas saj, telefoni dhe rrobat që i janë parë vajzës i kanë qenë të blera nga familja.

E pyetur për jetën sociale të së miturës, nëna tha se kur vajza kthehej në orët e para të mëngjesit i thoshte se kishte qenë me shoqe, por nuk tregonte detaje. Ajo shtoi se nuk i njihte shoqet e vajzës as prindërit e tyre dhe se i ka parë për herë të parë në polici. Për familjen e vajzës që u dhunua, nëna tha se nuk e njeh prindin fare.

Nëna pohoi se nuk ka marrë avokat për vajzën dhe se gjatë vitit të fundit është paraqitur disa herë në polici së bashku me bashkëshortin, duke shpjeguar se kur i kanë njoftuar për problemet e vajzës në shkollë, drejtoresha i ka nxjerrë jashtë dhe u ka thënë “Zhduku jashtë”. Ajo kërkoi kurim të plotë për vajzën dhe tha se ka kërkuar nga gjykata që t’i jepet trajtim i nevojshëm. Top Channel.

Previous Post

Shisnin drogë në plazhe dhe lokale; në Vlorë arrestohen 5 persona dhe sekuestrohen 700 doza

Next Post

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier; nëna e njërës prej autoreve: Kthehej…

Next Post
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna: Nuk i fal dot autorët, vetëm unë e di sa vuajmë

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier; nëna e njërës prej autoreve: Kthehej...

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al