Legjenda e futbollit anglez Alan Shearer vlerësoi karrierën e Cristiano Ronaldos, por theksoi se sulmuesi portugez duhet të mendojë seriozisht për t’i dhënë fund aventurës me kombëtaren. Pas eliminimit të Portugalisë nga Spanja në Kupën e Botës 2026, Shearer shprehu shqetësimin se prania e Ronaldos mund të pengojë zhvillimin dhe aktivizimin e sulmuesve të rinj në ekip.
Ai nënvizoi përkushtimin dhe dëshirën e Ronaldos për të vazhduar, por theksoi se situata krijon problem për të ardhmen e sulmuesve portugezë. Shearer kritikoi edhe trajnerin Roberto Martinez për vendimin që të mos e zëvendësonte Ronaldon në ndeshjen ndaj Spanjës, duke argumentuar se kur Portugalisë i duheshin gola duhej të futej një lojtar tjetër; sipas tij, çdo sulmues që vjen do të përballet me të njëjtin problem nëse Ronaldo nuk tërhiqet.
Ai vuri në dukje moshën e Ronaldos — 41 vjeç — dhe tha se, pavarësisht profesionalizmit të tij, nuk e sheh të mundshme që ai të vazhdojë të luajë për kombëtaren edhe pas dy vitesh. Shearer shtoi se do të habitej shumë nëse Ronaldo do të vinte ende në ekuip pas kësaj periudhe. Në fund, ai i dha një këshillë të drejtpërdrejtë pesë herë fituesit të Topit të Artë: është më mirë të largohesh nga skena kur njerëzit ende kërkojnë më shumë, dhe sipas tij ky turne ishte një hap më shumë seç duhej për Ronaldon dhe për Portugalinë.
Për të ardhmen pas përfundimit të karrierës si lojtar, Shearer parashikoi se Ronaldo mund të bëhet trajner. Ai tha se nuk dihet saktësisht cilat janë planet e Ronaldos pas tërheqjes, por nëse një ditë dëshiron të drejtojë Portugalinë, besohet se do ta marrë atë mundësi dhe se është vetëm çështje kohe.

