Saturday, July 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Formimi institucioneve reja në Kosovë — Albin Kurti përballet herë parë me Vjosa Osmanin; ish-presidentja negocion si deputete LDK-së

timoni.al by timoni.al
July 10, 2026
in LAJME
0
Formimi institucioneve reja në Kosovë — Albin Kurti përballet herë parë me Vjosa Osmanin; ish-presidentja negocion si deputete LDK-së
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar takimet konsultative për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Pasditen e së premtes ai takoi kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, i shoqëruar edhe me ish-presidenten Vjosa Osmani. Palët njoftuan se u dakorduan të vazhdojnë takimet, ndërsa në bisedimin më shumë se dy orësh diskutuan mbi të gjitha çështjet e rëndësishme që presin vendin pas zgjedhjeve. Përkundër diskutimeve, Kurti tha se ende nuk ka një marrëveshje konkrete.

Kurti bëri të ditur se në takim u diskutua për qeverinë, kuvendin dhe presidentin, duke vënë në dukje se tani ato “po koincidojnë në të njëjtën kohë” dhe se fokusi ka qenë mbi zhvillimet aktuale politike dhe orarin e konstituimit të institucioneve. I pyetur nëse emri i Vjosa Osmanit u përmend si propozim për president, Kurti u shpreh se presidenti duhet të jetë konsensual. “Ne besojmë që fryma dhe germa e kushtetutës është për president që është shprehje e unitetit të popullit dhe që në këtë kuptim duhet të jetë konsensual, sepse jemi të interesuar që gjithashtu ta kemi numrin maksimal të mundshëm të deputetëve që do të qëndrojnë në sallë,” tha ai.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njoftoi se në takim u diskutuan parimet e partisë për një marrëveshje që synon shmangien e zgjedhjeve të reja. Sipas Abdixhikut, këto parime kërkojnë stabilitet institucional për një kohë të gjatë dhe ruajtjen e “balancës demokratike”, ku të gjitha palët kontribuojnë me vetëdije të plotë për të ofruar institucione për vendin.

Paraditen e 10 korrikut, Kurti takoi edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, i cili i mbylli derën e bashkëpunimit qeveritar dhe deklaroi se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë në këtë mandat. Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, deputetët kanë afat deri më 7 gusht për të konstituar Kuvendin dhe për të hapur rrugën ndaj formimit të institucioneve të tjera.

Previous Post

Live Spanjë-Belgjikë/ Ritëm i çmendur, Yamal përpiqet të zgjidhë ndeshjen me talentin e tij (Video)

Next Post

Kolumbia: mesfushori Campaz kërcënohet me vdekje, Federata e Futbollit reagon

Next Post
Kolumbia: mesfushori Campaz kërcënohet me vdekje, Federata e Futbollit reagon

Kolumbia: mesfushori Campaz kërcënohet me vdekje, Federata e Futbollit reagon

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al