Saturday, July 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Ylli i SHBA pezullohet për kartonin e kuq; mbrojtësi anglez dënim dy ndeshjesh, shpërthen Lineker: Infantino në telashe

timoni.al by timoni.al
July 10, 2026
in Lajmi Fundit
0
Ylli i SHBA pezullohet për kartonin e kuq; mbrojtësi anglez dënim dy ndeshjesh, shpërthen Lineker: Infantino në telashe
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-sulmuesi i Anglisë Gary Lineker kritikoi ashpër presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, pas vendimit të federatës për të pezulluar dënimin me një ndeshje të sulmuesit amerikan Folarin Balogun. Balogun ishte ndëshkuar me karton të kuq në fitoren 2-0 të SHBA-së ndaj Bosnje-Hercegovinës, por vendimi i FIFA-s e lejoi atë të luante në ndeshjen e 1/8-ave ndaj Belgjikës. Ky vendim solli presion të madh mbi Infantinon dhe reagime të ashpra, veçanërisht duke pasur parasysh se mbrojtësi anglez Jarrell Quansah u dënua me dy ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Meksikës, duke humbur çerekfinalen e Anglisë ndaj Norvegjisë dhe, në rast kualifikimi, edhe gjysmëfinalen.

Kontestimet u shtuan kur presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kishte kërkuar nga FIFA rishikimin e çështjes së Balogun, çka ngriti dyshime për ndikim politik në vendimmarrjen e institucionit. Në emisionin “The Rest is Football”, Lineker tha se pozicioni i Infantinos në krye të FIFA-s ishte “pothuajse i paqëndrueshëm” dhe e konsideroi situatën një skandal që jep një imazh shumë të keq për federatën. Ish-mesfushori i Chelseat, Joe Cole, e krahasoi Infantinon me personazhin komik Basil Fawlty, duke thënë se ai ka vetëm një punë, por e prish vetë atë. Micah Richards e përshkroi trajtimin e rastit të Balogun si “një farsë absolute”.

Edhe organet zyrtare reaguan: UEFA e quajti vendimin e FIFA-s “të pakuptueshëm” dhe tha se ai kishte “kaluar vijën e kuqe”. Federata Belge e Futbollit shfaqi pakënaqësi dhe kërcënoi me veprime ligjore, duke u shprehur e “habiturr” nga ky vendim i paprecedentë. Megjithatë, polemika nuk ndryshoi rezultatin e ndeshjes: Balogun pati një paraqitje të zbehtë dhe Shtetet e Bashkuara u eliminuan pas humbjes 4-1 ndaj Belgjikës.

Previous Post

Raporti dorëzuar në Kuvend përplas institucionet: Avokatura e Shtetit — 12 raste mohuan aksesin; Kushtetuesja: Integriteti ynë në diskutim

Next Post

La Fabrica pasuron Realin e Madridit; Los Blancos morën mbi 100 milionë euro nga lojtarët e akademisë

Next Post
La Fabrica pasuron Realin e Madridit; Los Blancos morën mbi 100 milionë euro nga lojtarët e akademisë

La Fabrica pasuron Realin e Madridit; Los Blancos morën mbi 100 milionë euro nga lojtarët e akademisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al