Thursday, July 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari për vendimin e Kushtetueses ndaj Veliajt

timoni.al by timoni.al
July 9, 2026
in KRYESORE
0
Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari për vendimin e Kushtetueses ndaj Veliajt
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe shqyrtim në themel të pretendimeve të tij, pa kthim për rigjykim në shkallët e ulëta. Shorti për gjyqtarin që do të shqyrtojë çështjen u hodh sot dhe i caktuar është Ilir Panda. Mbrojtja argumenton se çështja është kryesisht juridike dhe kushtetuese, prandaj Gjykata e Lartë ka kompetencë të vendosë përfundimisht, pasi nuk kërkohen prova të reja apo rivlerësim i fakteve.

Në kërkesën për rishqyrtim mbrojtja kërkon që gjykata të vlerësojë nëse masa “arrest në burg” mbetet e nevojshme dhe proporcionale, nëse rreziqet procedurale janë argumentuar në mënyrë të qartë dhe nëse janë shqyrtuar me seriozitet masa alternative të sigurisë. Një nga çështjet e ngritura është edhe trajtimi i Veliajt gjatë seancave gjyqësore, konkretisht mbajtja e tij brenda një “kafazi” prej xhami; mbrojtja pretendon se kjo praktikë cenuese shkel dinjitetin njerëzor dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, duke kërkuar heqjen e tij nga ky mënyrë paraqitjeje gjatë proceseve gjyqësore.

Mbrojtja thekson gjithashtu se Veliaj është zgjedhur për një mandat katërvjeçar, nga qershori 2023 deri në qershor 2027, dhe se vijimi i arrestit bën praktikisht të pamundur ushtrimin e detyrës së kryebashkiakut. Sipas saj, kjo gjendje prek jo vetëm lirinë personale të Veliajt, por edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur si përfaqësues. Avokatët paralajmërojnë se kthimi i çështjes për rishqyrtim në gjykatat e shkallëve të ulëta do të shkaktonte vonesa të tjera procedurale, duke rrezikuar që një vendim përfundimtar të merrej pasi një pjesë e konsiderueshme e mandatit të jetë kaluar, çka do ta bënte të vështirë rikthimin efektiv të të drejtave të pretenduara të cenuara.

Për këto arsye, mbrojtja i kërkon Gjykatës së Lartë që të ushtrojë kompetencën e saj, të ndryshojë masën e sigurisë dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të Erion Veliajt.

Previous Post

Plagosje me thikë në Shëngjin, zbardhet identiteti i të riut që u paraqit vetë në spital

Next Post

Policia njofton bllokim të disa akseve rrugore për koncertin e Kanye West në Kashar në 11 Korrik

Next Post
Policia njofton bllokim të disa akseve rrugore për koncertin e Kanye West në Kashar në 11 Korrik

Policia njofton bllokim të disa akseve rrugore për koncertin e Kanye West në Kashar në 11 Korrik

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al