Thursday, July 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Seanca në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin shtyhet, gjykata cakton datën e radhës

timoni.al by timoni.al
July 9, 2026
in Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Mos fshihni dokumentet me SHBA-të, Ilir Meta kërkon nga SPAK të mos zgjasë bllokimi i provave LSI-GSIS
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca e së enjtes në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për gjykimin në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi u mbyll dhe u shty për më 29 korrik, në orën 10:00.

Gjatë seancës, Monika Kryemadhi ngriti një sërë pretendimesh për shkelje procedurale, duke kërkuar qartësi mbi provat që mbështesin akuzën. Ajo deklaroi se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet e ekspertimit të telefonit dhe se procesverbalet përkatëse mungojnë nga fashikulli, çka sipas saj ka cenuar të drejtën për një mbrojtje të plotë dhe të barabartë. Kryemadhi tha se disa nga skedarët e dorëzuar nuk hapen dhe kërkoi informacion mbi vendimin që urdhëroi ekspertizën e telefonit, emrin e personit që e realizoi dhe datën e kryerjes, duke theksuar se akuza mbështetet kryesisht në mesazhet e nxjerra nga ai aparat.

Nga ana e prokurorisë së SPAK, prokurori Sotir Kllapi kundërshtoi pretendimet e mbrojtjes, duke pohuar se të gjitha aktet e ekspertimit dhe procesverbalet e këqyrjes së telefonave ndodhen në fashikujt përkatës të çështjes dhe janë vënë në dispozicion të gjykatës. Ai sqaroi se telefoni në fjalë është gjetur në banesën e Fatime Kryemadhit dhe se organi i akuzës nuk mund të konfirmojë nëse ai ka qenë në përdorim të Monika Kryemadhit.

Mbrojtja e Kryemadhit gjithashtu kundërshtoi procedurat e ndjekura nga SPAK, duke pretenduar se nuk është njoftuar për kryerjen e ekspertimit dhe se ende ekzistojnë prova që nuk i janë vënë në dispozicion. Në fjalën e saj, Kryemadhi e cilësoi akuzën si “seksiste”, kundërshtoi mënyrën se si është paraqitur roli i saj në dosje dhe mohoi se ka pasur komunikime me Ilir Metën lidhur me çështjen e Adrian Shatkut. Ajo ngriti po ashtu pretendime për hetim të njëanshëm dhe përmendi emra që sipas saj nuk janë pyetur nga organi i akuzës.

Në përfundim të seancës, Gjykata vendosi shtyrjen e shqyrtimit të çështjes dhe caktimin e vijimit të procesit në themel më 29 korrik, në orën 10:00.

Previous Post

VIDEO/ Momenti dramatik kur një F-16 bën ulje emergjente në Zakynthos, piloti shpëton avionin pa përdorur rrotat

Next Post

12 masa sigurie për ish-funksionarë Hipotekës Durrësit dhe përfitues, prokuroria zbulon skemën e dyshuar të tjetërsimit tokash shtetërore

Next Post
12 masa sigurie për ish-funksionarë Hipotekës Durrësit dhe përfitues, prokuroria zbulon skemën e dyshuar të tjetërsimit tokash shtetërore

12 masa sigurie për ish-funksionarë Hipotekës Durrësit dhe përfitues, prokuroria zbulon skemën e dyshuar të tjetërsimit tokash shtetërore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al