Friday, July 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Prokuroria e Fierit përfundon hetimet për 38-vjeçarin në bazën kriminale ku mbahej arsenali i armëve

timoni.al by timoni.al
July 9, 2026
in LAJME
0
Prokuroria e Fierit përfundon hetimet për 38-vjeçarin në bazën kriminale ku mbahej arsenali i armëve
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 38-vjeçarin Milasim Ramaj, ndaj të cilit rëndon akuza për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, paragrafi 6, i Kodit Penal. Hetimet zhvillohen në kuadër të procedimit penal nr.1586, të vitit 2025.

Sipas akt-hetimeve, gjatë kohës që ishte në drejtim të automjetit, i pandehuri mbante një armë zjarri tip pistoletë së bashku me 50 fishekë. Pas veprimeve hetimore dhe kontrollit të ambienteve të përdorura prej tij, organet e rendit sekuestruan edhe një arsenal tjetër armësh dhe municionesh.

Nga kontrollet janë sekuestruar gjithsej 12 armë zjarri të tjera: dhjetë automatike model 56, një armë automatike e tipit “Skorpion” dhe një pistoletë. Ekspertimi teknik–balistik ka konstatuar se të gjitha këto armë ndodheshin në gjendje funksionale. Përveç armëve, janë sekuestruar 465 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 14 krehëra që shërbejnë për automatikë, pushkë dhe pistoleta, si dhe dy pajisje për zbutjen e zhurmës së armëve, të njohura si silenciatorë.

Raporti i ekspertizës teknik–balistike shpreh se armët dhe municionet e sekuestruara ishin në gjendje të rregullt teknike dhe të afta për qitje. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu të dhëna që krijojnë dyshime se një pjesë e këtij arsenali mbahej me qëllim shitjen e tyre në mënyrë të paligjshme. Këto fakte, sipas akt-hetimeve, janë objekt i një procedimi penal të ndarë, që po hetohet veçmas.

Prokuroria i ka kaluar materialet e hetimit për gjykim, duke akuzuar Milasim Ramaj për mbajtje dhe prodhim të paligjshëm të armëve dhe municioneve, ndërsa hetimet për çështjen e tregtimit të supozuar të armëve mbeten pjesë e procedimit të veçantë. Source: Top Channel.

Previous Post

Albion Rrahmani, nga Çekia në Itali, zyrtarisht futbollist i Venezias

Next Post

Italia dëbon dy zyrtarë ushtarakë rusë nga ambasada në Romë; Tajani: të identifikuar për spiunazh

Next Post
Italia dëbon dy zyrtarë ushtarakë rusë nga ambasada në Romë; Tajani: të identifikuar për spiunazh

Italia dëbon dy zyrtarë ushtarakë rusë nga ambasada në Romë; Tajani: të identifikuar për spiunazh

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al