Friday, July 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tre vajzat dhunuan 17-vjeçaren, nëna rrëfen: Vajza shkoi në spital me shenja, e strehuam tek të afërmit

timoni.al by timoni.al
July 9, 2026
in AKTUALITET
0
Tre vajzat dhunuan 17-vjeçaren, nëna rrëfen: Vajza shkoi në spital me shenja, e strehuam tek të afërmit
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Familjarët e një 17-vjeçareje që pretendon se u dhunua nga tre bashkëmoshatare brenda një banese në Fier kërkojnë drejtësi dhe akuzojnë institucionet për neglizhencë. Sipas familjes, ngjarja u denoncua menjëherë në policinë e Fierit, por për më shumë se një muaj nuk pati reagim konkret, gjë që, sipas tyre, rëndoi gjendjen emocionale të vajzës dhe familjes.

E mitura paraqitet fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit me hematoma dhe shenja të dukshme dhune. Familjarët thonë se nga spitali nuk u njoftuan organet ligjzbatuese për rastin. Pas denoncimit, më 8 qershor, vajza u mor në pyetje në prani të një psikologe dhe efektivët dokumentuan shenjat e dhunës; familjarët thonë se iu premtoi se çështja do të ndiqej menjëherë, por ditët kaluan pa asnjë informacion zyrtar.

Sipas nënës, edhe pse vajza deklaroi se dhuna ishte filmuar nga vetë autorët, për javë të tëra nuk u mor masa për sekuestrimin e telefonave celularë për sigurimin e provave dhe parandalimin e publikimit të videos në rrjete sociale. Ajo thotë se është paraqitur disa herë në polici për të kërkuar informacion dhe është informuar se provat ishin dërguar në Prokurorinë e Fierit, por nuk iu dha emër prokurori që kishte marrë çështjen. Pas disa vizitash, familjarët mungesën e përgjigjeve dhe zgjidhjes e vlerësojnë si të papranueshme.

Familjarët pretendojnë se për rreth një muaj e gjysmë nuk u kontaktuan nga policia, prokuroria apo shërbimet sociale, ndërsa shërbimet sociale kanë ardhur vetëm në fund. Sipas tyre, mbështetja institucionale ka munguar gjatë gjithë periudhës së parë pas ngjarjes. Reagimi i institucioneve, thonë ata, erdhi vetëm pasi rasti u bë publik në media.

Për shkak të frikës dhe pasigurisë, vajza është strehuar te të afërmit. Familja kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve, por edhe përgjegjësisë së institucioneve që sipas tyre nuk vepruan në kohë, duke kërkuar drejtësi për të miturën.

Previous Post

Tronditëse në Korçë: i moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i banesës

Next Post

I akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

Next Post
I akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

I akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al