Thursday, July 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Pas 11 ditësh nën rrënojat e tërmetit në Venezuelë, nëna dhe tre fëmijë shpëtohen të gjallë

timoni.al by timoni.al
July 8, 2026
in KRYESORE
0
Pas 11 ditësh nën rrënojat e tërmetit në Venezuelë, nëna dhe tre fëmijë shpëtohen të gjallë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nënë dhe tre fëmijët e saj u nxorrën të gjallë nga rrënojat pas 11 ditësh të bllokuar, në një nga operacionet më të jashtëzakonshme të shpëtimit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor. Ngjarja ndodhi në zonën e La Guaira, një prej rajoneve më të prekura, ku familja mbeti e izoluar nën rrënojat e një ndërtese banimi pas shembjes së saj, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdonin kërkimet për të mbijetuar.

Sipas autoriteteve, nëna arriti t’i mbante gjallë tre fëmijët gjatë ditëve të bllokimit, duke i ushqyer me gji dhe duke u kujdesur për ta deri në momentin e shpëtimit. Pas një operacioni intensiv kërkimi, ekipet e shpëtimit lokalizuan familjen dhe e nxorrën të gjallë nga rrënojat, duke e cilësuar rastin si një mrekulli mes një katastrofe të rëndë.

Tërmetet kanë sjellë pasoja të rënda: mijëra viktima dhe të plagosur, dhe shumë persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur. Catastrofa ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, me dhjetëra mijëra ndërtesa të shkatërruara ose të dëmtuara dhe mijëra familje të mbetura pa strehë. Autoritetet dhe ekspertët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe kushteve të vështira higjieno-sanitare në zonat e prekura, duke rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive.

Lajmet edhe nga burime ndërkombëtare përmendin se ekipet e ndihmës kanë ndihmuar në realizimin e shpëtimeve që po quhen “mrekulli”, por disa prej këtyre skuadrave po përgatiten të largohen. Raportohet se mijëra njerëz vazhdojnë të kërkojnë të afërm në mes të rrënojave, dhe është rritur pakënaqësia ndaj përgjigjes së qeverisë ndaj katastrofës.

Rasti i nënës dhe fëmijëve të shpëtuar pas 11 ditësh nxjerr në pah përpjekjet intensive të ekipeve të shpëtimit dhe vështirësitë që përballen banorët dhe autoritetet në përballimin e pasojave humanitare dhe infrastrukturore të këtij tërmeti masiv.

Previous Post

Serie A: akuza të reja për Gianluca Rocchi, hipoteza e mashtrimit sportiv në bashkëpunim me Interin

Next Post

Pas 11 ditësh nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe tre fëmijë shpëtohen të gjallë (Video)

Next Post
Pas 11 ditësh nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe tre fëmijë shpëtohen të gjallë (Video)

Pas 11 ditësh nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe tre fëmijë shpëtohen të gjallë (Video)

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al