Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Avokati i Veliajt dorëzon në Gjykatën e Lartë kërkesë për përshpejtimin e gjykimit pas vendimit të Kushtetueses

timoni.al by timoni.al
July 8, 2026
in KRYESORE
0
Katër gjyqtarë të Kushtetueses: Arresti ndaj Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, joproporcional dhe cenon mandatin e fituar me votë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, dorëzoi në Gjykatën e Lartë një kërkesë për përshpejtim të gjykimit, siç kishte njoftuar në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha, pas zbardhjes së vendimit nga Kushtetuesja që la disa detyra për këtë gjykatë. Në kërkesën mbrojtëse argumentohet se çdo vonesë në rigjykim ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në lirinë personale të Veliajt, por edhe në mundësinë e tij për të ushtruar mandatin si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Mbrojtja thekson se nëse çështja nuk shqyrtohet me përparësi, rigjykimi rrezikon të humbasë efektivitetin praktik: një vendim i dhënë pas përfundimit të pjesës më të madhe të mandatit nuk do të rivendoste në mënyrë efektive të drejtën për të ushtruar funksionin publik, as nuk do të riparonte pasojat institucionale që kanë lindur nga pamundësimi faktik i kryetarit për të ushtruar detyrën. Nga kjo, sipas mbrojtjes, elementi kohor konsiderohet pjesë e substancës kushtetuese të çështjes, pasi liria personale, e drejta për t’u zgjedhur, ushtrimi real i mandatit dhe e drejta e zgjedhësve për t’u qeverisur nuk mund të mbrohen në mënyrë efektive nëse rishqyrtimi vonohet në mënyrë që rezultati të mbetet vetëm deklarativ.

Kërkesa trajton edhe pretendimin për mbajtjen e z. Veliaj në kabinën apo kafazin e xhamit, duke argumentuar se e njëjta logjikë e përshpejtimit vlen për këtë çështje. Mbrojtja nënvizon se ky pretendim nuk kërkon rivlerësim të fakteve apo të provave, por një vlerësim juridik dhe kushtetues mbi përshtatshmërinë e izolimit në një kabinë të tillë pa identifikim konkret të një rreziku real dhe pa arsyetim individual e pa shqyrtim të masave më pak kufizuese. Qëndrimi në kafaz xhami, sipas mbrojtjes, nuk mund të trajtohet si çështje infrastrukture ose praktikë rutine; ai ka një domethënie të drejtpërdrejtë kushtetuese, sepse vendosja e një personi të prezumuar të pafajshëm në hapësirë të izoluar dhe publike krijon imazh rrezikshmërie dhe fajësie para provimit të fajësisë, dhe mund të pengojë komunikimin konfidencial e efektiv me mbrojtjen. Top Channel.

Previous Post

Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit trondisin tregjet dhe rrisin çmimet e naftës

Next Post

Trump kërkon përsëri Groenlandën; kryeministrja islandeze: Ajo i përket popullit të saj

Next Post
Trump kërkon përsëri Groenlandën; kryeministrja islandeze: Ajo i përket popullit të saj

Trump kërkon përsëri Groenlandën; kryeministrja islandeze: Ajo i përket popullit të saj

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al