Shtetet e Bashkuara ndërmorën të martën sulme të reja ndaj Iranit dhe rivendosën sanksionet mbi shitjet e naftës iraniane, në përgjigje të një sërë sulmesh ndaj anijeve tregtare pranë Ngushticës së Hormuzit. Në një deklaratë në platformën X, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane “kanë nisur një seri goditjesh të fuqishme ndaj Iranit për t’i imponuar kosto të rënda për shënjestrimin dhe sulmet ndaj anijeve tregtare me ekuipazhe civile në një rrugë ujore ndërkombëtare.” Deklarata e cilësonte agresionin iranian ndaj tre anijeve tregtare si të “pajustifikuar, i rrezikshëm dhe një shkelje e qartë e armëpushimit.”
Rivendosja e sanksioneve erdhi menjëherë pas deklaratës së CENTCOM dhe përbën një nga sfidat më serioze për armëpushimin e brishtë midis dy vendeve, duke hequr një nga lëshimet kryesore që Uashingtoni i kishte bërë Teheranit në këmbim të rihapjes së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Një zyrtar amerikan tha se “Irani do të përfitojë vetëm nëse tregon sjellje të përgjegjshme” dhe paralajmëroi se “Veprimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit ishin plotësisht të papranueshme për Shtetet e Bashkuara dhe do të kenë pasoja.”
Reagimi ndaj njoftimeve ndikuan shpejt në tregjet ndërkombëtare të naftës: çmimi i naftës Brent u rrit me 3%, duke arritur në 76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane u rrit me afro 6% dhe kaloi sërish mbi 70 dollarë për fuçi për herë të parë që nga 30 qershori. Fillimisht, Departamenti Amerikan i Thesarit kishte rënë dakord të pezullonte sanksionet ndaj shitjes së naftës iraniane për 60 ditë si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit; Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e kishte cilësuar atë vendim si një shenjë besimi në “bisedimet konstruktive” mes dy vendeve.
Deklaratat zyrtare amerikane lidhur me goditjet dhe rikthimin e sanksioneve theksuan se veprimet janë përgjigje direkte ndaj sulmeve ndaj anijeve tregtare pranë një rruge ujore ndërkombëtare dhe nënvizuan se do të ketë pasoja për sjelljet që konsiderohen të papranueshme.

