Thursday, July 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

E mitura u dhunua dhe filmua nga bashkëmoshataret; Prokuroria e Fierit zgjeron hetimet për heqje të paligjshme lirie

timoni.al by timoni.al
July 7, 2026
in LAJME
0
E mitura u dhunua dhe filmua nga bashkëmoshataret; Prokuroria e Fierit zgjeron hetimet për heqje të paligjshme lirie
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dhuna ndaj një 17-vjeçare në Fier, e filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale, është objekt hetimi nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka regjistruar procedim penal për veprën “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor 2026, ndërsa materialet procedurale u referuan nga Komisariati i Policisë Fier më 10 qershor. E mitura ka kallëzuar se ishte dërguar në një banesë në qytetin e Fierit dhe më pas ishte dhunuar fizikisht nga disa vajza të tjera.

Prokuroria njofton se, mbi bazën e materialeve të referuara, ka regjistruar procedimin penal për shkeljen e parashikuar nga neni 110, paragrafi 2 i Kodit Penal. Gjatë hetimeve dhe për vlerësimin e plotë të rrethanave, si dhe referuar elementeve të tjera penale të dyshuara në lidhje me një të mitur në konflikt me ligjin, ajo i është drejtuar Gjykatës me kërkesë për caktimin e një mase sigurimi personal sipas nenit 239 të Kodit të Procedurës Penale. Gjykata, me vendimin e datës 01.07.2026, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurimit ndaj të miturës në konflikt me ligjin, masë që vijon të jetë në fuqi.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të çdo personi të përfshirë dhe verifikimin e çdo elementi tjetër të mundshëm penal që mund të rezultojë gjatë procesit hetimor, përfshirë mënyrën e realizimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së materialeve filmike në rrjetet sociale.

Duke qenë se në këtë procedim janë të përfshirë persona të mitur, Prokuroria thekson se veprimtaria udhëhiqet nga parimi i interesit më të lartë të fëmijës dhe nga detyrimi për garantimin e privatësisë dhe mbrojtjen e identitetit të të miturit. Sipas ligjit nr. 37/2017 dhe ligjit nr. 18/2017, ndalohet publikimi i çdo informacioni, imazhi apo elementi tjetër që mund të çojë në identifikimin e të miturve. Prokuroria u bën thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe subjekteve mediatike të shmangin publikimin, shpërndarjen dhe ripublikimin e pamjeve filmike apo të dhënave që mund të identifikojnë të miturit. Ajo do të informojë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm të procedimit penal, në masën që kjo nuk cenon sekretin hetimor dhe të drejtat e të miturve. Top Channel

Previous Post

Shuhet ëndrra amerikane: çfarë do të ndodhë me futbollin e SHBA pas Kupës së Botës

Next Post

Shpërthim pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur gjatë vizitës së tij në Siri

Next Post
Shpërthim pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur gjatë vizitës së tij në Siri

Shpërthim pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur gjatë vizitës së tij në Siri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al