Friday, July 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Revolucion në Kategorinë Superiore: Hiqet rregulli pa limit, klubet detyrohen të aktivizojnë një 18-vjeçar nga akademia

timoni.al by timoni.al
July 3, 2026
in Lajmi Fundit
0
Revolucion në Kategorinë Superiore: Hiqet rregulli pa limit, klubet detyrohen të aktivizojnë një 18-vjeçar nga akademia
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionati shqiptar do të vijë në sezonin e ri me ndryshime të mëdha, të synuara për rritjen e konkurrencës, cilësisë dhe për të nxitur zhvillimin e futbollistëve vendas. Pas eksperiencës së sezonit të shkuar, kur FSHF hoqi kufizimin e numrit të të huajve në fushë, u vu re se kjo masë nuk solli përmirësim të dukshëm të cilësisë dhe reduktoi mundësitë e të rinjve nga akademitë.

Top Channel konfirmon se Komiteti Ekzekutiv do të vendosë që në Kategorinë Superiore të ketë një limit prej 7 futbollistësh të huaj të aktivizuar në fushë njëkohësisht, ndërsa numri maksimal i të huajve që lejohet të regjistrohen do të jetë 9. Në këtë kuadër, nuk konsiderohen si të huaj futbollistët që kanë pasaportë të Kosovës ose të Maqedonisë së Veriut.

Një tjetër vendim i rëndësishëm është detyrimi për aktivizimin e të paktën një futbollisti U-18 për 45 minuta në ndeshje. Ky rregull synon t’i detyrojë klubet të mbështeten më shumë te akademitë e tyre dhe të krijojë mundësi për zhvillimin e talenteve më të spikatura të sistemit të formimit të futbollistëve shqiptarë.

Ndërhyrjet rregullatore janë pjesë e një paketë ndryshimesh që përfshin edhe modifikimin e formatit të kampionatit, të cilin FSHF e miratoi disa javë më parë. Përmes kombinimit të kufizimeve për të huajt dhe përfshirjes së të rinjve në lojë, autoritetet synojnë të rivendosin ekuilibrin mes përdorimit të lojtarëve të huaj dhe zhvillimit të bazës së brendshme të futbollistëve, duke rritur shanset e talenteve të akademive për të marrë minuta loje dhe për t’u rritur profesionalisht brenda klubit.

Previous Post

Ajo është shumë e mirë, një bishë — Emra të mëdhenj në skandalin e eskortave: Maldini, Calafiori; zbardhen përgjimet

Next Post

Kreu i SPAK te Ligjet: Krimi i organizuar po bëhet ndërkombëtar, prioritet goditja e pasurive; forcojmë hetimet financiare

Next Post
Kreu i SPAK te Ligjet: Krimi i organizuar po bëhet ndërkombëtar, prioritet goditja e pasurive; forcojmë hetimet financiare

Kreu i SPAK te Ligjet: Krimi i organizuar po bëhet ndërkombëtar, prioritet goditja e pasurive; forcojmë hetimet financiare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al