Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kushtetuese kthen vendimin për Veliajn për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë; Bejtja: Pa asnjë provë që implikon kryebashkiakun

timoni.al by timoni.al
July 1, 2026
in KRYESORE
0
Kushtetuese kthen vendimin për Veliajn për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë; Bejtja: Pa asnjë provë që implikon kryebashkiakun
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e 25 majit, me të cilin urdhëroi kthimin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën për liri të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe zbardhi arsyetimet e gjyqtarëve. Pesë gjyqtarë — Genti Ibrahimi, Sandër Beci, Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji dhe Ilir Toska — mbajtën qëndrim pro kthimit të çështjes në gjykatë të shkallës së dytë. Katër prej tyre (Ibrahimi, Beci, Bejtja, Papajorgji) vlerësuan se pretendimi i Veliajt se masa e sigurimit “Arresti në burg” është joproporcionale dhe cenon të drejtën për t’u zgjedhur është i bazuar, dhe se Gjykata e Lartë duhej ta kishte shfuqizuar vendimin, pasi nuk kishte konstatuar këtë shkelje dhe kishte dështuar në rolin e saj kontrollues për respektimin e të drejtave themelore.

Gjyqtarja Sonila Bejtja, në argumentim paralel, tha se Veliaj është arrestuar pa prova të mjaftueshme dhe se qëndrimi i tij në burg shkel Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ajo theksoi se gjykatat kanë dështuar të arsyetojnë në përputhje me praktikën e Gjykatës Kushtetuese dhe GJEDNJ-së, duke mos bindur një vëzhgues objektiv se kërkuesi mund të ketë kryer veprat penale të akuzuara. Bejtja kërkoi që Shkalla e Parë, Apeli dhe Gjykata e Lartë të riparojnë shkeljet dhe të rivendosin liritë e kushtetuara të Veliajt.

Gjyqtarja Marsida Xhaferllari konstatoi se mbajtja e Veliajt në kabinën prej xhami gjatë procesit gjyqësor, në mungesë verifikimi të kushteve përjashtuese, cenon dinjitetin e tij, por shtoi se kjo shkelje nuk domosdoshmërisht kërkon shfuqizimin e masës së sigurimit nëse vendimet e tjera plotësojnë garancitë kushtetuese. Gjyqtarja Marjana Semini pohoi gjithashtu cenimin e dinjitetit dhe se gjatë paraburgimit është cenuar e drejta e komunikimit me avokatin, duke vlerësuar kërkesën pjesërisht të bazuar për këto shkelje. Ilir Toska theksoi mungesën e arsyetimit nga Gjykata e Lartë për kufizimin e lirisë në raport me të drejtën për t’u zgjedhur dhe propozoi kthimin e çështjes për trajtim edhe të pretendimeve mbi mbrojtjen dhe prezumimin e pafajësisë.

I vetmi që mbrojti rrëzimin e kërkesës ishte gjyqtari Asim Vokshi, i cili vlerësoi se pretendimet për cenim dinjiteti dhe proporcionalitet janë të pabazuara dhe arresti i ligjshëm.

Previous Post

Live Angli – RD Kongo / Shkelmohet topi, u pa në Atlanta; Tre Luanët kërkojnë kualifikimin

Next Post

Milani e kërkoi me ngulm, trajneri austriak zgjedh të qëndrojë në Premier League

Next Post
Milani e kërkoi me ngulm, trajneri austriak zgjedh të qëndrojë në Premier League

Milani e kërkoi me ngulm, trajneri austriak zgjedh të qëndrojë në Premier League

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al