Monday, June 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Inaugurohet Materniteti Mbretëresha Geraldinë—Rama: Kanalet e llumit të ryshfetit nuk ndotin pastërtinë e bluzave tuaja të bardha

timoni.al by timoni.al
June 29, 2026
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Inaugurohet Materniteti Mbretëresha Geraldinë—Rama: Kanalet e llumit të ryshfetit nuk ndotin pastërtinë e bluzave tuaja të bardha
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është inauguruar Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” pas ndryshimeve dhe rikonstruktimeve. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoni dhe theksoi se “pastërtinë e bluzave të bardha nuk i ndyjnë dot kanalet e llumit të ryshfetit.” Ai përshkroi transformimin e ndërmarrë si të domosdoshëm dhe rrënjësor, duke nënvizuar se janë ruajtur elemente të së kaluarës si trashëgimi kulturore dhe janë krijuar hapësira të reja që e bëjnë më të lehtë dhe më cilësor shërbimin, si edhe qëndrimin e nënave dhe fëmijëve që hyjnë dhe dalin nga materniteti.

Rama tha se transformimi i shëndetësisë është i dukshëm për ato që duan të shohin, ndërsa për të tjerë mbetet objekt kritikash. Ai shprehu respekt për mjekët, infermierët dhe stafin shëndetësor, të cilët sipas tij bëjnë punë të jashtëzakonshme dhe përballen me një furi të jashtëzakonshme fjalësh që nuk e meritojnë. Rama shtoi se disa duhet të bëjnë punën, ndërsa të tjerët “t’i lehin karvanit” që shkon përpara.

Kreu i qeverisë kujtoi përmirësimet në sistemin shëndetësor krahasuar me një dekadë më parë, duke theksuar mungesën e problemeve serioze si numri i lartë i infeksioneve post-operatore që dikur detyronte që pacientët të qëndronin ditë të tëra në spital për shkak të kushteve higjenike dhe instrumenteve të vjetruara. Ai përmendi se në sistem kryhen afro 100 mijë ndërhyrje kirurgjikale, prej të cilave rreth 65–70 mijë janë në sallën e operacionit dhe 25–30 mijë të tjera janë ndërhyrje kirurgjikale jashtë sallës.

Rama vlerësoi volumet e shërbimit si dëshmi që mjekët dhe infermierët në Shqipëri i shërbejnë publikut me dinjitet, dhe theksoi objektivin për ta përmirësuar sistemin dhe “për ta pastruar tërësisht nga çdo lloj kanali ku veje-vjen llumi i ryshfetit.” Ai gjithashtu nënvizoi rritjen e vazhdueshme të pagave për punonjësit e shëndetësisë, duke u zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet për të rritur pagat dhe për t’u kujdesur për mirëqenien e familjeve që sakrifikojnë për profesionin.

Previous Post

Pas një viti mbrojtjeje të Ilir Metës, Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat, ka humbur mirëbesimi

Next Post

Arrestohet i dyshuari Nikolla Agolli për plagosjen me armë të 35-vjeçarit në Prrenjas

Next Post
Arrestohet i dyshuari Nikolla Agolli për plagosjen me armë të 35-vjeçarit në Prrenjas

Arrestohet i dyshuari Nikolla Agolli për plagosjen me armë të 35-vjeçarit në Prrenjas

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al