Sunday, June 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Live/ Protestë 28-ditore para Kryeministrisë; eurodeputetja e të majtës radikale Salis: Europa s’është në Bruksel por në Tiranë

timoni.al by timoni.al
June 27, 2026
in Lajmi Fundit
0
Live/ Protestë 28-ditore para Kryeministrisë; eurodeputetja e të majtës radikale Salis: Europa s’është në Bruksel por në Tiranë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe, me pankarta që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, marshuan drejt Kryeministrisë, ku mbajtën fjalime dhe thirrje kundër klasës politike. E sotmja konsiderohet protestë kombëtare, me prani të pritshme të diasporës dhe me njoftime për pjesëmarrjen e disa eurodeputetëve. Pas rreth dy orësh qëndrimi në shesh, është parashikuar të ketë edhe marshime në rrugët e Tiranës — veprim për të cilin në ditët e shkuara janë proceduar dhjetra protestues.

Prej disa ditësh protestuesit kanë bërë publike një seri kërkesash, ndër të cilat dorëheqja e qeverisë aktuale, krijimi i një qeverie teknike dhe anulimi i disa ligjeve që, sipas tyre, prekin interesat kombëtare dhe dëmtojnë mjedisin. Kërkesat lidhen gjithashtu me mbrojtjen e zonave të veçanta bregdetare dhe natyrore, të cilat protestuesit argumentojnë se duhet të ruhen nga zhvillime që favorizojnë interesa private.

Në tubim ishte e pranishme eurodeputetja italiane Ilaria Salis, e cila mbajti fjalën në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë. Ajo tha: “Është nder i madh që të jem këtu, sepse Europa nuk është në Bruksel, por këtu. Kjo është Europa më e mirë, sepse një popull me inteligjencën, dëshirën dhe ëndrrën e vet po ngrihet. Ishulli i Sazanit dhe Narta duhet të qëndrojnë të mbrojtura për të gjithë brezat dhe jo të bëhet park pasanikësh.” Në fjalimin e saj Salis shtoi se planet që po kundërshtohen duhet të anulohen për shkak të bazimit në korrupsion, duke vënë në dukje se fenomeni nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë dhe në botë. “Këtu po bëhet historia, po i tregohet rruga të gjithë popujve. Shqipëria nuk është në shitje dhe të drejtat e natyrës duhet të vijnë përpara parasë, imperializmin dhe oligarkive. Rroftë Revolucioni i Flamingove dhe rroftë Shqipëria,” përfundoi ajo.

Previous Post

Kapiteni i Kepit të Gjelbër po hetohet nga policia neozelandeze për përdhunim

Next Post

Aleksandër Vuçiç paralajmëron dorëheqjen, Presidenti i Serbisë: Do të jem vetëm për disa javë

Next Post
Skandali i arrestimit të kreut të Policisë në Serbi: pse Vuçiç e akuzon Malin e Zi

Aleksandër Vuçiç paralajmëron dorëheqjen, Presidenti i Serbisë: Do të jem vetëm për disa javë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al