Friday, June 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

FOTO+VIDEO/ Çmontohet banda e trafikut të drogës në Mykonos, koka 37-vjeçar shqiptar, droga transportohej me makina turistësh

timoni.al by timoni.al
June 26, 2026
in LAJME
0
FOTO+VIDEO/ Çmontohet banda e trafikut të drogës në Mykonos, koka 37-vjeçar shqiptar, droga transportohej me makina turistësh
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia greke ka goditur një bandë të trafikut të narkotikëve në ishullin Mykonos, e drejtuar nga një shtetas shqiptar. Sipas burimeve policore, kreu i grupit është Euglent Alimani, 37 vjeç, i arrestuar së bashku me bashkëjetuesen e tij, një shtetase rumune. Alimani njihej si biznesmen në ishullin kozmopolit grek. Gjatë operacionit u arrestuan gjithsej pesë anëtarë të grupit, ndërsa autoritetet vlerësojnë se fitimet e paligjshme nga aktiviteti kriminal arrijnë rreth 700 mijë euro.

Policia njofton se automjetet e një kompanie përdroheshin si për transportin e anëtarëve të organizatës, ashtu edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Mykonos dhe në zona me fluks të lartë turistësh. Mediat greke raportojnë se grupi kishte nisur aktivitetin kriminal në mesin e muajit prill.

Kontrollet në banesa dhe ambiente të përdorura nga organizata në Mykonos, Pire dhe Perama çuan në sekuestrimin e rreth 4.5 kilogramëve kokainë dhe lëndëve të tjera të ndaluara. Mes substancave të konfiskuara janë kokainë, një variant i përshkruar si “kokainë rozë”, kanabis, tableta me substanca farmaceutike, ketaminë dhe kërpudha halucinogjene.

Sipas autoriteteve greke, 37-vjeçari shqiptar ishte organizatori dhe koordinatori i aktivitetit kriminal. Ai dyshohet se siguronte furnitorët, menaxhonte vendet ku fshihej droga, organizonte transportin, ruajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, si dhe administronte një pjesë të të ardhurave të paligjshme.

Autoritetet identifikojnë edhe role të tjera brenda grupit: një 38-vjeçar konsiderohet zëvendësi i Alimanit dhe kishte përgjegjësi për ruajtjen e drogës, shpërndarjen e saj dhe menaxhimin e fitimeve; një 39-vjeçar merrej me magazinimin e narkotikëve, sigurimin e klientëve dhe ruajtjen e parave të përfituara nga shitjet. Dy anëtarët e tjerë, një 25-vjeçar dhe një grua 38-vjeçare, dyshohen se kishin role në ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës, si dhe në mbikëqyrjen e vendeve ku fshiheshin lëndët narkotike.

Hetimet dhe sekuestrimet janë kryer nga struktura policore greke, sipas njoftimeve zyrtare, ndërsa hetimet për origjinën e sasisë së drogës dhe rrjetin e furnizimit vazhdojnë.

Previous Post

Gazetarja Hoxha në Shqipëria Live: Telefonat e burgjeve të Durrësit, Fierit e Peqinit po ekspertizohen në SPAK

Next Post

U rikthye Tyler Durden? Spektakël në tribunë: yjet e Hollywood-it vjedhin vëmendjen në Botëror

Next Post
U rikthye Tyler Durden? Spektakël në tribunë: yjet e Hollywood-it vjedhin vëmendjen në Botëror

U rikthye Tyler Durden? Spektakël në tribunë: yjet e Hollywood-it vjedhin vëmendjen në Botëror

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al