Friday, June 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Jo vetëm Bouaddi dhe Diomande: 10 talentet që po shkëlqejnë më shumë në këtë Botëror

timoni.al by timoni.al
June 26, 2026
in LAJME
0
Jo vetëm Bouaddi dhe Diomande: 10 talentet që po shkëlqejnë më shumë në këtë Botëror
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Botërori po shfaq jo vetëm Lamine Yamal dhe Desire Doue, por një brez të tërë talentësh të rinj që po ngjiten në skenë. Midis zbulimeve të fazës së parë dallohen emra nga Maroku, Bregu i Fildishtë, Zvicra, Bosnja dhe Brazili.

Maroku ka qenë një prej surprizave më të mëdha. Ayyoub Bouaddi, 19-vjeçari i konsideruar nga shumëkush si “trashëgimtari” i Busquets për teknikën dhe fizikën e tij, është në qendër të vëmendjes dhe Lille që ka kartonin e tij pret një ankand mes klubeve të mëdha evropiane. Përtej tij, Bilal El Khannouss, 22-vjeçar i Stuttgart, po tërheq vëmendjen si lojtar krahu dhe trekuartist, ndërsa Gessime Yassine, sulmues i krahut i Strasbourg, realizoi golin e tij të parë në këtë Botëror ndaj Haitit.

Bregu i Fildishtë po nxjerr dy emra të spikatur: Yan (ose Yann) Diomande, 20-vjeçari i Leipzigut, është një nga lojtarët më të dalluar me statistika të veçanta — i vetmi lojtar i këtij shekulli që ka kryer mbi 10 driblime dhe ka krijuar më shumë se 10 raste shënimi në tri ndeshjet e para të turneut. PSG dhe Liverpool janë të interesuara për të, me oferta që priten të jenë të mëdha. I befasueshëm ka qënë edhe Christ Inao Oulaï, 20-vjeçari mesfushor i Trabzonspor, i cili ka entuziazmuar në këtë fillim kampionati.

Ndër të tjerët, John Manzambi, 21-vjeçar i Freiburg, ka shfaqur instinkt goleador: me Zvicrën u aktivizua si numër 9 dhe me 3 gola e 1 asist kontribuoi në kalimin e helvetëve në raundin tjetër. Kerim Alajbegović, 19-vjeçar i Bosnjës, shpërtheu me një gol të cilësuar si kryevepër ndaj Katarit. Nga Brazili vjen Rayan, sulmues krahu i Bournemouth, i cili përfitoi nga dëmtimi i Raphinhas për vendin si titullar dhe dha asistin e tij të parë në ndeshjen kundër Skocisë.

Këta lojtarë përbëjnë disa nga zbulimet më të dukshme të fazës së parë të Botërorit, duke tërhequr vëmendjen e klubeve dhe tifozëve përperformancat e tyre të hershme në turne.

Previous Post

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja: Plaurent Dervishaj dënohet me burg përjetë, dënim edhe për Julian Meçe

Next Post

Burgim i përjetshëm për autorin e sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku vdiqën 6 persona

Next Post
Burgim i përjetshëm për autorin e sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku vdiqën 6 persona

Burgim i përjetshëm për autorin e sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku vdiqën 6 persona

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al