Thursday, June 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohen në Kurbin dy autorët që kishin kultivuar bimë kanabisi

timoni.al by timoni.al
June 25, 2026
in AKTUALITET
0
Arrestohen në Kurbin dy autorët që kishin kultivuar bimë kanabisi
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Vigjilenca 3”, në kuadër të kontrolleve intensive që po zhvillohen në të gjithë territorin e qarkut Lezhë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni u bazua edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe përfundoi me goditjen e një rasti të ri të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Skuraj.

Gjatë ndërhyrjes, policia konstatoi në terren bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend përmes djegies. Dy persona u kapën në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët dhe u arrestuan si të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Të arrestuarit identifikohen me inicialet A. H., 25 vjeç, dhe S. T., 19 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale të krijuara pas operacionit iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme, sipas kompetencave ligjore.

Autoritetet policore njoftuan se kontrollet antikanabis do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, si pjesë e masave intensive që synojnë parandalimin dhe evidentimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni në Skuraj përfaqëson një ndër ndërhyrjet e rradhës të strukturave vendore të policisë në fushën e luftës kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke përfshirë veprime operative, ndërhyrje në terren, asgjësim të bimëve të konstatuara dhe procedim penal kundër të dyshuarve.

Previous Post

Nëse presim deri sa bjerë plumbi i fundit, do jetë shumë vonë — Rama: Kievi rindërton guximin e Europës

Next Post

Braçe për Marjana Koçekun në Shqipëria Live: Jam i pavarur, s’ma beson kush; ajo largohet lehtë nga partia

Next Post
Braçe për Marjana Koçekun në Shqipëria Live: Jam i pavarur, s’ma beson kush; ajo largohet lehtë nga partia

Braçe për Marjana Koçekun në Shqipëria Live: Jam i pavarur, s’ma beson kush; ajo largohet lehtë nga partia

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al