Thursday, June 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ikim, ikim — Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin; Suprema konfirmon vendimin për Besnik Pjetrin; zbardhet: Armën e hodha në mal

timoni.al by timoni.al
June 25, 2026
in KRYESORE
0
Ikim, ikim — Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin; Suprema konfirmon vendimin për Besnik Pjetrin; zbardhet: Armën e hodha në mal
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin penal për Besnik Pjetri lidhur me vrasjen e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesnatës të hënën më 29 gusht pranë banesës së viktimave. Sipas aktakuzës, 45-vjeçari kishte pritur kthimin e tyre në shtëpi; babë e bir ishin kthyer atë ditë nga Italia, ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin marrë pjesë në një dasmë në vendlindje. I pandehuri i kishte ndjekur lëvizjet e tyre dhe sapo ata hynë në banesë u afrova dhe qëlloi me breshëri plumbash, duke i lënë të dy të vdekur.

Si shkak të veprës, sipas materialeve të hetimit, janë dhunët dhe sherret e vazhdueshme që Pjetri kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj. Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Gjykata ka përfshirë dëshmitë e familjarëve dhe rrethanat e ngjarjes.

Dëshmia e bashkëshortes së viktimës, Pjetër Përjakut, tregon se pas kthimit nga Italia në shtëpi hyri Besnik Pjetri, i cili qëlloi më parë Pjetrin dhe më pas djalin e tij, Gentjanin, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Të dy viktimat mbetën të vdekur si pasojë e plumbave.

Në gjykimin në shkallë të parë i pandehuri ka dhënë shpjegime për marrëdhënien me ish-bashkëshorten Dorina, pretendime për shpenzimet dhe boshatisjen e llogarisë së saj, largimin nga banesa dhe lidhjen me një person tjetër. Ai ka deklaruar gjithashtu se ishte denoncuar për dhunë dhe kishte vuajtur burg në Itali, si dhe se pretendohet se ishte rrahur atje nga vjehrri dhe vëllai i tij.

Pjetri ka pretenduar se vazhdimisht përpiqej të takonte vajzat e tij, por nuk ia kishin lejuar, dhe se ditën e ngjarjes kishte menduar se ato kishin ardhur, ndaj ishte drejtuar për t’i takuar me armë. Sipas deklarimeve të tij, pa parë fillimisht Gentin, më pas mësoi pas 3-4 ditësh për vdekjen e tyre; armën e ka hedhur në malin përreth dhe është larguar pa ditur ku të shkojë. Gjykata ka përmbledhur këto pretendime në arsyetimin e saj.

Previous Post

51 mijë paund, kanabis dhe aksesorë luksoz: çifti shqiptar në Angli arrestohet, 29-vjeçarja shqetëson autoritetet me deklaratë

Next Post

Trump afrohet me Erdogan, Presidenti amerikan do të jetë në samitin NATO: Shkoj në Ankara vetëm prej tij

Next Post
Trump afrohet me Erdogan, Presidenti amerikan do të jetë në samitin NATO: Shkoj në Ankara vetëm prej tij

Trump afrohet me Erdogan, Presidenti amerikan do të jetë në samitin NATO: Shkoj në Ankara vetëm prej tij

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al