Thursday, June 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Vrau partnerin pas dhunës së përsëritur që i ushtronte, influencerja 23-vjeçare rrezikon dënimin me vdekje në Dubai

timoni.al by timoni.al
June 25, 2026
in Lajmi Fundit
0
Vrau partnerin pas dhunës së përsëritur që i ushtronte, influencerja 23-vjeçare rrezikon dënimin me vdekje në Dubai
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një influencuere britanike e TikTok-ut, 23-vjeçarja Brooke George, akuzohet për vrasje në Dubai dhe rrezikon dënimin me vdekje nëse shpallet fajtore sipas ligjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. George, nga Kenti i Anglisë, akuzohet se vrau me thikë një burrë 26-vjeçar britanik, me të cilin kishte krijuar një lidhje pas njohjes në rrjetet sociale.

Sipas deklarimeve të saj, ngjarja ndodhi pas dhune të përsëritur dhe ajo veproi për t’u mbrojtur. George thotë se kishte njohur viktimën përmes Facebook-ut, por gjatë udhëtimit të tyre në Dubai sjellja e tij ndryshoi dhe u bë kontrolluese e, sipas pretendimeve të saj, abuzive. Ajo pretendon se zbuloi se partneri i kishte rezervuar vetëm një biletë vajtje për në Dubai, çka e alarmoi.

Pas një mbrëmjeje në një lokal në zonën e Jumeirah Village, viktima dyshohet se e sulmoi fillimisht në makinë dhe më pas në apartament. Familjarët thanë se Brooke i kishte telefonuar në gjendje paniku, duke raportuar se ishte goditur disa herë me grushte. E vendosur të largohej, ajo kishte organizuar kthimin në Britani dhe ishte kthyer në apartament vetëm për të marrë pasaportën. Sipas versionit të saj, në momentin kur kërkoi dokumentin u sulmua sërish dhe, nga frika për jetën, përdori një thikë kuzhine që ishte pranë për t’u mbrojtur.

George u arrestua në aeroportin e Dubait në orët e para të 22 qershorit dhe më pas u akuzua për vrasje. Ajo ndodhet në paraburgim në burgun e Bur Dubait ndërsa hetimet vazhdojnë. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një version zyrtar të plotë mbi rrethanat e ngjarjes.

Organizata për të drejtat e njeriut “Detained in Dubai” po kërkon që rasti të trajtohet si çështje e dhunës në familje dhe që George të lirohet me kusht gjatë hetimeve. Drejtoresha e organizatës tha se 23-vjeçarja kishte marrë një thikë vetëm pasi ishte sulmuar fizikisht dhe goditur në fytyrë. Nëse shpallet fajtore sipas ligjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, ajo mund të përballet me dënime shumë të rënda, përfshirë edhe vdekjen.

Previous Post

Tërmet në Venezuelë lë 32 të vdekur; shteti verior i La Guaira shpallet zonë fatkeqësie

Next Post

Rindërtimi i Ukrainës në fokus: Rama merr pjesë në konferencën e liderëve në Poloni

Next Post
Shqipëria nuk heq dorë nga investimet / Rama për Bloomberg: duhet dalluar protestat e vërteta nga teatri politik

Rindërtimi i Ukrainës në fokus: Rama merr pjesë në konferencën e liderëve në Poloni

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al