Thursday, June 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Tërmet në Venezuelë lë 32 të vdekur; shteti verior i La Guaira shpallet zonë fatkeqësie

timoni.al by timoni.al
June 25, 2026
in KRYESORE
0
Tërmet në Venezuelë lë 32 të vdekur; shteti verior i La Guaira shpallet zonë fatkeqësie
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shteti bregdetar i La Guairas në Venezuelë është shpallur zonë fatkeqësie pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga një tërmet vdekjeprurës. Presidentja në detyrë, Delcy Rodriguez, e përshkroi situatën si “një tragjedi të vërtetë” dhe njoftoi se dhjetëra ndërtesa janë shembur, ndërsa ekipet e shpëtimit po zhvillojnë operacione të vështira për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

Sipas raportimeve, bilanci paraprak shënon të paktën 32 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave dhe i të lënduarve mund të rritet pasi të përfshihen të dhënat nga La Guaira, e cila është zona më e goditur nga fatkeqësia. Pamjet nga vendngjarja tregojnë ndërtesa të rrënuara dhe dëme të mëdha në infrastrukturë, duke përfshirë shembjen e pjesëve të një hoteli 8-katësh, çka ngrit frikën për një numër më të lartë viktimash ndërsa vazhdojnë kërkim-shpëtimet.

Rodriguez njoftoi gjithashtu mbërritjen e ekipeve ndërkombëtare të shpëtimit për të ndihmuar në operacionet e emergjencës: nga Shtetet e Bashkuara, Republika Dominikane, El Salvadori, Meksika dhe Katari. Përveç ndihmës së ekipave të shpëtimit, Kina, Brazili dhe disa vende të Karaibeve kanë ofruar ndihmë humanitare për të përballuar pasojat e tërmetit. Autoritetet lokale dhe ekipet ndërkombëtare po punojnë në terren për të kërkuar dhe nxjerrë personat e bllokuar, vlerësuar dëmet dhe për të dhënë ndihmë emergjente për të plagosurit dhe të pastrehët.

Presidentja në detyrë theksoi nevojën për solidaritet dhe qetësi ndërsa vazhdojnë operacionet, duke thënë: “Duhet të veprojmë me unitet dhe qetësi. Së bashku do ta kapërcejmë këtë tragjedi”.

Previous Post

Polonia dhe Ukraina sipas analizës së DW: Përplasja brenda aleancës anti-Putin?

Next Post

Vrau partnerin pas dhunës së përsëritur që i ushtronte, influencerja 23-vjeçare rrezikon dënimin me vdekje në Dubai

Next Post
Vrau partnerin pas dhunës së përsëritur që i ushtronte, influencerja 23-vjeçare rrezikon dënimin me vdekje në Dubai

Vrau partnerin pas dhunës së përsëritur që i ushtronte, influencerja 23-vjeçare rrezikon dënimin me vdekje në Dubai

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al