Rudi Voeller, Drejtori Sportiv i kombëtares gjermane të futbollit, shprehu bindjen se Julian Nagelsmann do të qëndrojë në pankinën e Die Mannschaft edhe pas Botërorit 2026 dhe madje deri në Kampionatin Evropian të vitit 2028. Në një intervistë për Magenta TV, Voeller u shpreh se trajneri aktual do të jetë në stolin e kombëtares edhe për dy vitet e ardhshme, duke deklaruar: “Do të qëndrojë në atë pozicion. Mezi pres që të vijnë 2 vitet e ardhshme deri në Evropian.”
Deklarata e Voeller vjen ndërsa kanë shpërthyer debatet rreth të ardhmes së Nagelsmann, debat që u intensifikuan pasi Jurgen Klopp përdori frazën polemizuese “tani për tani” në të njëjtën stacion televiziv, një shprehje që rriti spekulimet për një largim të mundshëm të trajnerit pas përfundimit të Botërorit. Klopp, i ftuar si opinionist në Magenta TV, u citua duke thënë “Juljan e bën formacionin…tani për tani,” shprehje që zërat e merkatos e përdorën për ta shënuar si pasues të mundshëm të Nagelsmann. Sipas tekstit, ish-trajneri i Liverpool, që tani është shefi i departamentit të futbollit te Red Bull, nuk vonoi shumë dhe i kërkoi ndjesë trajnerit aktual të Gjermanisë për fjalët e tij.
Julian Nagelsmann ka mbajtur postin e trajnerit të Kombëtares gjermane për mbi 1,000 ditë, që nga viti 2023 kur zëvendësoi Hansi Flick. Voeller i bëri përsëri lavde 38-vjeçarit, duke e cilësuar si zgjedhjen ideale për këtë post dhe duke vënë në dukje si ndershmërinë ashtu edhe evolucionin profesional të tij në vitet e fundit.
Teksti përmend gjithashtu se Nagelsmann ka një klauzolë në kontratë që i lehtëson largimin nga posti i trajnerit të kombëtares për të shkuar drejt drejtimit të një klubi të rëndësishëm në Premier League apo La Liga.

