Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

:Live/ Qeveri teknike 12 mujor, ndryshim Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor; protestuesit rendisin 5 kërkesa, kryeministri maks 2 mandate

timoni.al by timoni.al
June 22, 2026
in Lajmi Fundit, POLITIKE
0
:Live/ Qeveri teknike 12 mujor, ndryshim Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor; protestuesit rendisin 5 kërkesa, kryeministri maks 2 mandate
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur në kryeqytet dita e 23-të e protestës jopartiake. Një pjesë e qytetarëve janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa pjesa tjetër janë stacionuar para Kryeministrisë, aty ku zhvillohen fjalimet e përditshme. Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, disa protestues vendosën të qëndrojnë 24 orë përpara Kryeministrisë që prej protestës kombëtare të së shtunës; thirrjet e tyre mbeten të njëjta që nga dita e parë, përcjellë me slogane si “Rama n’burg, Berisha n’burg.”

Një nga folësit para Kryeministrisë paraqiti listën kryesore të kërkesave për qeverinë: dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë; krijimin e një qeverie teknike, tranzitore dhe jopartiake me mandat 12-mujor; dhe ndryshime kushtetuese që parashikojnë barazi të të gjithë shtetasve para ligjit dhe miratimin e tyre me referendum popullor. Përfshirë këto ndryshime janë kërkesa për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, si dhe kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Përveç kërkesave kushtetuese dhe institucionale, protestuesit kërkojnë anulimin e ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura” dhe në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”, shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve” dhe shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”. Folësi deklaroi se kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.

Një tjetër protestues i drejtoi një thirrje ambasadorit Eric Wendt: “Zoti Eric Wendt, kur një diktator e shtyp popullin e vetëm, cila është rruga për ta rrëzuar? Është protesta… Të lutem ambasador parandalo çdo incident, ne jemi popull proamerikan, kemi nevojë për aleatët tanë.” Në mbrëmje protestuesit nisën një marshim që kaloi pranë “Fan Zone” në qendër të Tiranës, me thirrje ndër të tjera: “Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon.” Një nga folësit me megafon njoftoi se nesër në orën 10:00 do të zhvillohet një tjetër kryengritje para Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, duke ftuar sindikatat të solidarizohen.

Previous Post

Riparohet dëmi në argjinaturën e kanalit në liqenin e Thanës, nis shpërndarja e ujit për fermerët në Fier

Next Post

Epidemia e Ebolës në Kongo: Më shumë se 250 të vdekur nga 1 mijë raste të konfirmuara

Next Post
Epidemia e Ebolës në Kongo: Më shumë se 250 të vdekur nga 1 mijë raste të konfirmuara

Epidemia e Ebolës në Kongo: Më shumë se 250 të vdekur nga 1 mijë raste të konfirmuara

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al