Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

AGSH reagon për sulmet ndaj medias gjatë tubimeve para Kryeministrisë: Të respektohet siguria e gazetarëve në terren

timoni.al by timoni.al
June 22, 2026
in Lajmi Fundit
0
AGSH reagon për sulmet ndaj medias gjatë tubimeve para Kryeministrisë: Të respektohet siguria e gazetarëve në terren
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka nxjerrë një deklaratë publike për situatën gjatë protestave në Tiranë, ku rithekson respektimin e të drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare për të protestuar paqësisht dhe e konsideron protestën si një mekanizëm të rëndësishëm për shprehjen e pakënaqësive dhe kërkesave ndaj institucioneve publike.

AGSH shpreh shqetësim për një sërë incidentesh të regjistruara gjatë 22 ditëve të fundit të protestave, ku gazetarë, operatorë dhe ekipe mediatike janë përballur me sulme verbale, gjuhë fyese, intimidime dhe në disa raste tentativa për sulme fizike gjatë ushtrimit të detyrës. Organizata thekson se gazetarët nuk janë palë në protestë, por ndodhen në terren për të raportuar, dokumentuar dhe informuar publikun, dhe se çdo pengesë ndaj punës së tyre përbën cenim të sigurisë së gazetarëve dhe kufizim të së drejtës së publikut për informim.

Deklarata nënvizon se kritika ndaj medias dhe mënyrës së raportimit është e ligjshme dhe pjesë e debatit demokratik, por nuk duhet të kthehet në sulme personale, gjuhë urrejtjeje apo përpjekje për të penguar gazetarët në kryerjen e detyrës. Në një klimë të polarizuar politike dhe sociale, AGSH apelon për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për përfaqësuesit e medias.

AGSH i bën thirrje organizatorëve të protestave dhe pjesëmarrësve që të respektojnë dhe mbrojnë punën e gazetarëve dhe të dënojnë çdo akt dhune apo intimidimi ndaj tyre. Njëkohësisht, organizata kërkon nga Policia e Shtetit që të marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së ekipeve mediatike në terren, duke përfshirë vlerësimin e rreziqeve dhe ofrimin e mbështetjes profesionale dhe logjistike.

Në fund, AGSH rikujton rëndësinë e respektimit të standardeve profesionale dhe etike nga vetë mediat dhe gazetarët gjatë raportimit të protestave, duke theksuar se raportimi i saktë, i paanshëm dhe i verifikuar është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut dhe mbrojtjen e interesit publik.

Previous Post

Armand Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore FIGC si zv-president i UEFA-s; uron presidentin e ri Giovanni Malago

Next Post

Video: Pasagjeri i dehur dhunon oficerin që ndërhyri për të qetësuar çiftin, kaos në fluturimin drejt MB-së

Next Post
Video: Pasagjeri i dehur dhunon oficerin që ndërhyri për të qetësuar çiftin, kaos në fluturimin drejt MB-së

Video: Pasagjeri i dehur dhunon oficerin që ndërhyri për të qetësuar çiftin, kaos në fluturimin drejt MB-së

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al