Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama mbërrin në Pallatin Elysee si i ftuar i Presidentit Macron; zbardhen temat e diskutimit

timoni.al by timoni.al
June 22, 2026
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Rama mbërrin në Pallatin Elysee si i ftuar i Presidentit Macron; zbardhen temat e diskutimit
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot në Paris një vizitë zyrtare, ku mbajti një drekë pune në Pallatin Elysee me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron. Vizita zhvillohet në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, me synimin e forcimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Në axhendë ishte dialogu për qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit, për të cilën kryeministri Rama konsiderohet një ndër zërat më nxitës, si dhe çështje që lidhen me samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.

Takimi vijon serinë e kontakteve ndërmjet dy liderëve: takime zyrtare janë zhvilluar më parë në Paris në prill 2024, në Tiranë në tetor 2023 dhe në maj 2025, si dhe në formate të ndryshme multilaterale dhe përmes kontakteve telefonike. Në komunikimin zyrtar të palëve theksohet se Shqipëria vlerëson rolin e Francës dhe angazhimin personal të Presidentit Macron në promovimin e një qasjeje të re ndaj Ballkanit Perëndimor dhe në mbështetjen e perspektivës europiane të rajonit.

Në këtë kontekst, vizita në Paris pritet të riafirmojë vullnetin e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Francës dhe për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Përfaqësuesit e dy vendeve theksuan vazhdimësinë e dialogut dhe rëndësinë e koordinimit në çështjet dypalëshe dhe ato euroatlantike, përfshirë çështjet e sigurisë dhe perspektivën e integrimit të rajonit në institucionet evropiane dhe transatlantike.

Takimi në Pallatin Elysee e shënjon një hap tjetër në marëdhëniet diplomatike dhe politike mes Tiranës dhe Parisit, duke vijuar kontaktet e shpeshta dhe shkëmbimet në nivele të ndryshme si pjesë të bashkëpunimit strategjik.

Previous Post

Bisedimet SHBA–Iran tregojnë sinjale pozitive; Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

Next Post

Nga forcat speciale te pallatit mbretëror: i besuari që planifikoi dasmën e William dhe ruajti sekretet e Harryt

Next Post
Nga forcat speciale te pallatit mbretëror: i besuari që planifikoi dasmën e William dhe ruajti sekretet e Harryt

Nga forcat speciale te pallatit mbretëror: i besuari që planifikoi dasmën e William dhe ruajti sekretet e Harryt

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al