Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Raundi i parë SHBA–Iran mbyllet me rezultat konkret; krijohen grupe pune dhe hapet një kanal i ri komunikimi

timoni.al by timoni.al
June 22, 2026
in Lajmi Fundit
0
Raundi i parë SHBA–Iran mbyllet me rezultat konkret; krijohen grupe pune dhe hapet një kanal i ri komunikimi
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raundi i parë i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përfundoi, me një rezultat të parë: krijimin e grupeve të punës dhe një kanali të ri komunikimi. Në një deklaratë të përbashkët nga ndërmjetësit Katari dhe Pakistani thuhet se palët kanë hartuar një plan veprimi për një marrëveshje paqeje, ndërsa zhvillohen edhe bisedime në nivel pune.

Qëllimi i palëve është arritja e një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve. Grupet e punës pritet të trajtojnë çështje si programi bërthamor i Iranit dhe sanksionet perëndimore ndaj këtij vendi. Përveç kësaj është krijuar një kanal komunikimi për të shmangur keqkuptime ose incidente në Ngushticën e Hormuzit dhe për çështje të tjera. Ndër temat me prioritet priten të jenë hapja për qarkullim e Ngushticës së Hormuzit, ku kalon rreth 20 përqind e kontingjentit botëror të karburanteve, programi bërthamor iranian dhe sanksionet perëndimore.

Deklarata përmend edhe probleme të tjera për vendosjen e paqes, përfshirë respektimin e shtetit të Izraelit dhe heqjen dorë nga mbështetja e elementëve radikalë në rajon nga Irani. Përveç grupeve të punës, do të krijohet një organ për zgjidhjen e konfliktit në bashkëpunim me Libanin, me qëllim t’i japë fund luftimeve në atë vend, ku po përballen Izraeli dhe milicia pro-iraniane Hezbollah.

Bisedimet nisën të dielën në një hotel luksoz në malet Birgenstock të Alpeve zvicerane. Raundi i parë përfundoi natën midis të dielës dhe të hënës, dhe sipas ndërmjetësve pritet që bisedimet të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi vlerësoi Pakistanin dhe Katarin për ndërmjetësimin dhe shkroi në Platformën X se ishte bërë “përparim i konsiderueshëm”.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë komentuar ende për ditën e parë të bisedimeve, por pritet që zëvendëspresidenti JD Vance dhe të tjerë të shprehin së shpejti qëndrimet e tyre. /DW (transferuar nga Top Channel)

Previous Post

Franca në alarm të kuq për vapën ekstreme: ndalohet alkooli gjatë Festivalit të Muzikës, mbyllen qindra shkolla

Next Post

E papritur: Mateo dhe Brikena ribashkohen? Ish-banorët e Big Brother VIP vallëzojnë në skenën e Top Arenës

Next Post
E papritur: Mateo dhe Brikena ribashkohen? Ish-banorët e Big Brother VIP vallëzojnë në skenën e Top Arenës

E papritur: Mateo dhe Brikena ribashkohen? Ish-banorët e Big Brother VIP vallëzojnë në skenën e Top Arenës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al