Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon investimet në përmirësimin e infrastrukturës sportive në mbarë vendin, si pjesë e përgatitjeve për organizimin e ndeshjeve finale të Kampionatit Evropian U-21 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, ku Shqipëria është një prej vendeve organizatore.
Në “Shtëpinë e Futbollit” po kryhen ndërhyrje të rëndësishme, ku dy fushat me bar natyral i janë nënshtruar një procesi të plotë rehabilitimi. Procedura ka përfshirë heqjen e tapetit ekzistues, ndërsa në ditët në vijim do të nisë mbjellja e barit të ri. Këto punime synojnë të përmirësojnë cilësinë e terreneve stërvitore dhe të krijojnë kushte më të mira për stërvitje dhe përgatitje të ekipeve kombëtare.
Investimi është planifikuar nga FSHF dhe synon ngritjen e standarteve të infrastrukturës së futbollit në vend, duke bërë të mundur zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme të futbollit në kushte optimale. Sipas njoftimit, punimet po vijojnë sipas afateve të parashikuara dhe pritet që fushat të jenë gati për përdorim në mesin e muajit shtator.
Përgatitjet në infrastrukturë bëhen në kuadër të përgjithshme të organizimit të ndeshjeve finale të Kampionatit Evropian U-21, me FSHF që ndërmerr veprime konkrete për të siguruar standardet e nevojshme të terreneve dhe faciliteteve për ekipet që do të marrin pjesë. Në fokus janë përmirësimi i cilësisë së barit natyror dhe rikonstruksioni i elementeve që ndikojnë në përdorshmërinë dhe sigurinë e fushave stërvitore.
Punimet në “Shtëpinë e Futbollit” përfshijnë fazat e rehabilitimit të tapetit ekzistues dhe fillimin e mbjelljes së barit të ri, të cilat do të finalizohen brenda afateve të planifikuara, me qëllim që terrenet të jenë të gatshme në kohë për aktivitetet përgatitore dhe ndeshjet që lidhen me eventin evropian U-21. Top Channel

