Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 protestues në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 18.06.2026 në kryeqytet. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 27 shtetas, të dyshuar të përfshirë gjatë tubimit në veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Konkretisht, janë proceduar shtetasit: G. S., 44 vjeç; E. M., 23 vjeç; A. H., 51 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; R. M., 21 vjeç; M. D., 22 vjeç; A. Gj., 19 vjeç; E. Y., 21 vjeç; J. B., 26 vjeç; A. G., 26 vjeç; A. M., 38 vjeç; Th. D., 19 vjeç; K. D., 21 vjeç; E. M., 30 vjeç; A. M., 19 vjeç; I. H., 50 vjeç; B. H., 34 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 30 vjeç; R. S., 21 vjeç; E. Q., 21 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 35 vjeç; I. Rr., 29 vjeç; D. K., 31 vjeç; E. K., 31 vjeç dhe E. K., 32 vjeç.
Sipas njoftimit, këta shtetas kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë publike. Gjatë tubimit, ata dyshohen se kanë orientuar qytetarët pjesëmarrës për të lëvizur në akse të shumta të kryeqytetit, duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e lëvizjes të njoftuar zyrtarisht. Si pjesë e masave procedurale, është sekuestruar edhe një automjet.
Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Policia e Tiranës apelon te organizatorët e tubimit dhe pjesëmarrësit që të respektojnë orarin dhe itinerarin e njoftuar për zhvillimin e tubimit, në mënyrë që të mos bllokohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve jashtë perimetrit të tubimit.

