Operacioni i fundit kundër grupit Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Shpëtim Aliu ka sjellë konfiskimin e një sërë asesh dhe kompanish, kryesisht në fushat e ndërtimit dhe turizmit, që sipas njoftimeve shfrytëzoheshin për pastrimin e parave të drogës. Në krye të veprimtarisë së pastrimit të parave, siç raportohet, qëndronte Isa Aliu, i përshkruar si “vëllai i Salvadorit, Shpëtimit”, i cili furnizonte grupin Dizdari–Gjika, të akuzuar për trafikimin e 50 tonëve kokainë gjatë viteve 2020–2021.
Mes pasurive të sekuestruara vihet re edhe një ndërtim në zonën e Vunoit/Jalës. SPAK njofton se të gjitha të drejtat reale për pasuritë e paluajtshme janë përfituar nga subjektet Seavieë Development dhe Aliu Road House nëpërmjet aktnoterial për kryerje punimesh për ndërtimin e hotelit “Zig-Zag” me pesë yje dhe mbi 200 dhoma në Jalë, Himarë. Në njoftim përmendet se kompania Navalno Group ka marrë përsipër bashkëfinancimin në masën 40% dhe që leja e ndërtimit është lëshuar nga Autoriteti i Zhvillimit të Turizmit (AZHT).
Hulumtimet tregojnë se Seavieë Development është kompani bijë e Aliu Road House dhe ka aplikuar për leje ndërtimi në AZHT më 29 prill të këtij viti, duke qenë në vend të 41-të në listën e diskutimeve. Po ashtu, përmendet një leje ndërtimi për objektin “Iberostar Resort” me pesë yje, me kate nga një deri në pesë mbi tokë, me vendndodhje në Jalë dhe si subjekt zhvillues shoqërinë Seavieë Development.
Në njoftim theksohet se toka bregdetare në Jalë, e blerë nga Isa Aliu, ishte blerë me çmime jashtëzakonisht të ulëta. Sipas dokumenteve, parcela totale me sipërfaqe rreth 15,000 metër katrorë është blerë për 6 milionë lekë të reja (rreth 54,000 euro), çka përkthehet në rreth 3–4 euro për metër katror. Përkatësisht: pasuria nr. 3614, 4,400 m2, blerë për 1,760,000 lekë; pasuria nr. 33615, 4,200 m2, për 1,680,000 lekë; pasuria nr. 33616, 6,600 m2, për 2,560,000 lekë. Në përmbyllje të deklaratës, Berisha u shpreh: “Shiheni ku toka është blerë me 3.2 euro”.

