Thursday, June 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Inside Story/ Ka filluar pallati, katin zgjidhe vet, kulla e trafikantëve në zemër të Tiranës

timoni.al by timoni.al
June 17, 2026
in KRYESORE
0
Inside Story/ Ka filluar pallati, katin zgjidhe vet, kulla e trafikantëve në zemër të Tiranës
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në qendër të hetimit gjyqësor për një pallat polifunksional në rrugën “Mine Peza” që dyshohet të jetë përdorur për pastrim parash qëndron Luçiano Koçeku. Materialet hetimore e përshkruajnë atë si personin që ka ndikuar në çdo fazë të projektit, nga sigurimi i truallit dhe marrëveshjet për lejen e ndërtimit, deri te ndarja e sipërfaqeve përfituese dhe menaxhimi i apartamenteve.

Komunikimet e sekuestruara në platformën SKY ECC tregojnë bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë mes palëve të përfshira. Një mesazh i datës 05.08.2020 përmend fillimin e pallatit në Mine Peza dhe diskutime për finalizimin e kateve dhe lidhjen e kontratave, ndërsa krahasimi i planimetrive të dërguara në SKY ECC me ato të publikuara nga “Nova Construction” tregon se bëhet fjalë për të të njëjtin objekt ndërtimi. Hetimet konstatojnë se “Nova Construction”, e lidhur me Ilir Shtufin, ka ndërtuar objektin për llogari të Luçiano Koçekut, dhe se veprimet kryesore të projektit, përfshirë kontratat dhe aktet noteriale, janë zhvilluar të koordinuara mes palëve.

Po ashtu, komunikimet në SKY ECC e evidentojnë Koçekun si zotërues dhe menaxher de facto të apartamenteve në një tjetër objekt të ndërtuar në rrugën “Stavri Themeli” në Tiranë, të realizuar nga “Nova Construction 2012”. Një mesazh i datës 06.08.2020 shfaqë disponimin nga ana e Koçekut të planimetrisë dhe të dhënave të detajuara për apartamentin nr. 6/4 me sipërfaqe totale 99.4 m². Megjithëse ai paraqitet në komunikime si pronar de facto i apartamenteve, nuk rezulton të ketë akt noterial që i jep të drejta reale mbi to, sipas dosjes hetimore.

Hetimet shtojnë se objekti është ndërtuar në bashkëpunim me “DevelAlb Construction”, ndërsa shitjet janë formalizuar përmes kësaj të fundit. Një apartament i njëjtë me atë të paraqitur në SKY ECC më pas rezulton i regjistruar në ASHK në emër të palëve të treta. Sipas prokurorisë, këto të dhëna krijojnë dyshime se apartamentet dhe projekti ndërtimor mund të jenë pjesë e një skeme për kanalizim të pasurive të paligjshme përmes sektorit të ndërtimit.

Top Channel

Previous Post

Live Angli-Kroaci: Shkelmohet topi i parë në Teksas, Tre Luanët përballen me ballkanasit për hakmarrje

Next Post

Memorandumi i mirëkuptimit SHBA-Iran: Teherani shqyrton nënshkrimin e marrëveshjes nga Pezeshkian dhe Trump

Next Post
Memorandumi i mirëkuptimit SHBA-Iran: Teherani shqyrton nënshkrimin e marrëveshjes nga Pezeshkian dhe Trump

Memorandumi i mirëkuptimit SHBA-Iran: Teherani shqyrton nënshkrimin e marrëveshjes nga Pezeshkian dhe Trump

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al