Thursday, June 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Inteligjenca artificiale dhe arsimi: Tirana College of Technology organizon konferencë për AI

timoni.al by timoni.al
June 17, 2026
in AKTUALITET
0
Inteligjenca artificiale dhe arsimi: Tirana College of Technology organizon konferencë për AI
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana College of Technology zhvilloi Konferencën e Dytë Ndërkombëtare “Innovation for Development II”, një ngjarje që mblodhi akademikë, studiues dhe ekspertë nga Shqipëria dhe jashtë vendit për të diskutuar ndikimin e inteligjencës artificiale në arsim dhe kërkimin shkencor. Organizatorët e orientuan edicionin drejt tematikës së inteligjencës artificiale në mësimdhënie, duke theksuar ndryshimin nga qasjet tradicionale të zhvillimit të mësimeve. Sipas Gjergj Simakut, për shkak të presionit të lartë që ushtron inteligjenca artificiale në proceset mësimore, inovacioni i këtij viti u përqendrua në këtë çështje dhe në realitetin e ri që ajo krijon, ndërsa punimet shkencore u fokusuan në këtë lloj zhvillimi.

Rektori i institucioni, Prof. Dr.-Ing. Andonaq Londo Lamani, vlerësoi përbërjen ndërkombëtare të komitetit shkencor dhe rëndësinë që ka konferenca për kolegjin. Ai deklaroi se komiteti shkencor përfshin profesorë shqiptarë nga Kolegji dhe akademikë nga Universiteti i Barit, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Athinës dhe universitete gjermane, duke e konsideruar këtë organizim si një aktivitet të rëndësishëm për institucionin.

Mes pjesëmarrësve ishin edhe profesorë dhe studiues ndërkombëtarë, përfshirë Prof. Dr.-Ing. Thomas Carolu nga Universiteti i Siegen dhe studiuesin Tashfeen Ahmad nga University of the West Indies. Ata vlerësuan rëndësinë e inovacionit, teknologjisë dhe bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në kontekstin e sfidave të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Përmes prezantimeve dhe diskutimeve shkencore, pjesëmarrësit ndanë ide dhe modele inovative që synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përgatitjen e brezave të rinj për sfidat e së ardhmes. Konferenca shërbeu si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe për promovimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Në përfundim, “Innovation for Development II” konfirmoi rolin e Tirana College of Technology si një qendër e rëndësishme për promovimin e inovacionit dhe për forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar. Top Channel

Previous Post

Turp! Protestuesit bllokojnë ekranin e Botërorit në Sheshin Skënderbej — Çfarë ndodhi në Fan Zone ditën e kaluar

Next Post

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin e Zvërnecin, Rama: Ose Europa është çmendur e korruptuar, ose protestuesit

Next Post
PE rrëzoi amendamentin për Sazanin e Zvërnecin, Rama: Ose Europa është çmendur e korruptuar, ose protestuesit

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin e Zvërnecin, Rama: Ose Europa është çmendur e korruptuar, ose protestuesit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al