Neymar është rikthyer në stërvitje për herë të parë që nga momenti kur Brazili mbërriti në SHBA para dy javësh. Sulmuesi 34-vjeçar kishte mbetur jashtë nisjes së Botërorit për shkak të një dëmtimi në pulpë, por pritet të jetë i disponueshëm për fazën finale të turneut. Në praktikë, është thuajse e pamundur që ai të luajë ndaj Haitit dhe Skocisë, dy kundërshtarët e tjerë në grup, megjithatë te Brazili nuk e kanë humbur shpresën për rikthimin e tij.
Neymar rikthehet në stërvitje me energji të ripërtërishme dhe me objektivin që të regjistrojë minutat e para në këtë Botëror. Federata Braziliane nuk ka bërë publike rezultatet e ekzaminimeve mjekësore, por po tregohet e kujdesshme ndaj gjendjes së tij. Nga baza e ekipit në New Jersey është konfirmuar se: “Është brenda afatit që pritej”. Klubi drejtues thekson se nuk do të nxitojë fazat e rikuperimit për të shmangur një përsëritje të dëmtimit.
Fillimisht ishte menduar që Neymar të hynte për disa minuta kundër Haitit si një hap për t’u vënë në dispozicion për ndeshjen me Skocinë, por ky plan është lënë mënjanë të paktën për momentin. Brenda skuadrës ka shqetësim dhe shpresë për gjendjen e sulmuesit, ndërsa bashkëlojtarët dhe stafi presin rikuperimin e plotë.
Në konferencën për shtyp Douglas Santos shprehu pritshmëri pozitive për gjendjen e Neymar: “Pritshmëria jonë që Neymar të jetë në 100% të formës është më e mira. Po lutemi që ai të rikuperohet plotësisht, sepse nëse është në 100% të formës do të na ndihmojë shumë.” Për momentin, klubi dhe stafi mjekësor po ndjekin ecurinë e rikuperimit pa nxituar vendime, duke ruajtur kujdesin për të shmangur çdo rrezik përsëritjeje. Top Channel.

