Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Detajet nga dosja: Ndërtuan dy kate pa leje, u bënë hije, mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

timoni.al by timoni.al
June 16, 2026
in AKTUALITET
0
Detajet nga dosja: Ndërtuan dy kate pa leje, u bënë hije, mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, siguroi detaje nga dosja hetimore lidhur me shtesën pa leje në një pallat në rrugën “Llukë Kaçaj”, pranë QSUT. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat “Ndërtimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në lidhje me objektin shumëkatësh në ndërtim.

Hetimi u ngrit pas referimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Sipas dosjes, objekti i ndërtuar nga subjekti “Mirson 2A” sh.p.k., më vonë i lidhur me “Soni Idea Studio” dhe subjekte të tjera, dyshohet të ketë devijuar nga projekti i miratuar, përfshirë shtesa të paautorizuara në kate. Hetuesit raportojnë gjithashtu raste të dyshuara të shitjes së apartamenteve përmes kontratave porosi dhe pagesash të pjesshme jashtë sistemit bankar, si dhe mosdeklarim të plotë të të ardhurave.

Në kuadër të hetimeve janë administruar kontrata, deklarime dëshmitarësh dhe dokumentacion nga institucionet vendore, përfshirë Bashkinë Tiranë dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit. Sipas të dhënave paraprake, ndaj objektit janë marrë më herët masa administrative për shkelje gjatë ndërtimit, por punimet kanë vijuar pavarësisht këtyre masave.

Dosja përfshin edhe dyshime për mosveprim të mundshëm nga disa struktura të kontrollit të territorit, të cilat, sipas materialeve hetimore, nuk intervenuan në kohë megjithë konstatimet në terren. Hetimet synojnë përcaktimin e përgjegjësive penale dhe administrative të personave dhe subjekteve të përfshira.

Policia e Shtetit ka kryer kontrolle në banesat e disa personave të dyshuar, por në disa raste shtetasit nuk janë gjetur në adresat e deklaruara. Nga verifikimet nuk u gjetën Ferdinand Shtembari dhe Mirsim Jella, ndaj të cilëve është kryer shpallja në kërkim policor për lokalizim dhe marrje në pyetje. Burime nga hetimi sqarojnë se kjo masë nuk është arrest apo ndalim, por një procedurë standarde për sigurimin e pranisë së personave në hetim dhe sqarimin e rrethanave të çështjes.

Previous Post

Arsenal, New York Knicks, Hamilton, Zverev: viti 2026 iu jep fund thatësirave sportive, edhe në Botërorin 2026…

Next Post

Irani debuton në botëror nën tensione dhe barazon me Zelandën e Re

Next Post
Irani debuton në botëror nën tensione dhe barazon me Zelandën e Re

Irani debuton në botëror nën tensione dhe barazon me Zelandën e Re

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al