Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Instituti i ri Onkologjik: Nisin konsultimet, shtohen fondet dhe shërbimet për pacientët me kancer

timoni.al by timoni.al
June 15, 2026
in AKTUALITET
0
Instituti i ri Onkologjik: Nisin konsultimet, shtohen fondet dhe shërbimet për pacientët me kancer
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë ku prezantoi prioritetet strategjike të ministrisë dhe reformat kryesore në sistemin shëndetësor. Ajo njoftoi nisjen e procesit të konsultimit për Vendimin e Këshillit të Ministrave për krijimin e Institutit Onkologjik Kombëtar, i cili do të funksionojë si strukturë universitare, njësi kërkimore-shkencore, qendër reference kombëtare për sëmundjet tumorale dhe koordinatori i Rrjetit Kombëtar të Onkologjisë. Krijimi i institutit synohet të vendosë baza për një sistem të integruar dhe të standardizuar të kujdesit onkologjik në vend.

Paralelisht, po ndërtohet Rrjeti Kombëtar i Onkologjisë për të siguruar akses të koordinuar dhe shërbime në përputhje me të njëjtat standarde në të gjithë territorin. Ministrja prezantoi gjithashtu Listën e Barnave të Rimbursueshme 2026, që përfshin 55 barna alternative tregtare dhe 27 principe aktive të reja, duke zgjeruar opsionet e trajtimit për pacientët me sëmundje tumorale, hematologjike, diabet, sklerozë multiple, sëmundje kardiovaskulare, respiratore dhe patologji të tjera me impakt të lartë shëndetësor. Në fushën e onkologjisë, përfshirja e terapive inovative synon rritjen e aksesit në barna moderne; për 2026 parashikohen 1.5 miliardë lekë shtesë për barna onkologjike inovative, një rritje prej 16% të buxhetit total për barna krahasuar me 2025.

MSHMS po investon në zgjerimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe trajtuese: tashmë është në funksion Akseleratori i tretë Linear dhe synohet instalimi i të katërtit brenda vitit. Në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike pritet ofrimi i shërbimeve PET Scanner dhe Brakiterapi gjatë vitit.

Si pjesë të reformave, ministrja prezantoi projektligjin “Për produktet mjekësore për përdorim në njerëz”, që synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me Direktivën 2001/83 të BE-së dhe krijimin e një sistemi rregullator modern, transparent dhe të parashikueshëm. Projektligji do i nënshtrohet konsultimit publik dhe synon të rrisë sigurinë, cilësinë dhe aksesin në terapi inovative, të forcojë farmakovigjilencën dhe kapacitetet e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Ministrja njoftoi avancimin e digjitalizimit të sistemit shëndetësor, me funksionimin elektronik të spitaleve publike nga 1 gushti, drejt një sistemi të integruar për koordinimin e kujdesit, referimet dhe përdorimin e të dhënave. Sala vlerësoi rolin e komunitetit të biznesit dhe industrisë, duke theksuar nevojën për dialog të vazhdueshëm për ndërtimin e një sistemi shëndetësor të harmonizuar me standardet e BE-së.

Previous Post

Botërori 2026/ Jeta e vështirë e Ancelotti dhe Montella në Amerikën e Veriut

Next Post

Alarm moti për Portugalinë; futbollistët u larguan nga plazhi, stërvitja u anulua

Next Post
Alarm moti për Portugalinë; futbollistët u larguan nga plazhi, stërvitja u anulua

Alarm moti për Portugalinë; futbollistët u larguan nga plazhi, stërvitja u anulua

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al