Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vuçiç akuzon që Mali i Zi po zhvillon luftë hibride kundër Serbisë, përgjigjet Podgorica zyrtare

timoni.al by timoni.al
June 15, 2026
in AKTUALITET
0
Vuçiç akuzon që Mali i Zi po zhvillon luftë hibride kundër Serbisë, përgjigjet Podgorica zyrtare
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i cilësoi të pabazuara akuzat se Podgorica zhvillon “luftë hibride” kundër Serbisë, duke thënë se deklaratat e tilla reflektojnë mungesë gatishmërie të një pjese të strukturave politike në Beograd për ta pranuar Malin e Zi si shtet sovran. Reagimi erdhi pas pretendimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç se Mali i Zi dhe mediat e tij marrin pjesë në veprime hibride kundër Serbisë. Në një deklaratë në platformën X, ministria malazeze vlerësoi se akuzat intensifikohen zakonisht kur Mali i Zi bën hapa përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kur afrohen zgjedhjet. Ajo sugjeroi që publiku të vlerësojë nëse deklaratat janë pjesë e fushatave të reja dezinformimi dhe presionesh politike, apo përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga probleme të brendshme që nuk kanë lidhje me Malin e Zi.

Ministria rikujtoi se vendimi për rikthimin e pavarësisë së Malit të Zi është përfundimtar, demokratik dhe i verifikuar ndërkombëtarisht në referendum, dhe theksoi dëshirën për marrëdhënie sa më të mira me të gjithë fqinjët, përfshirë Serbinë, por duke nënvizuar se këto marrëdhënie mund të ndërtohen vetëm mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe pranimit të realitetit. Ajo hodhi poshtë pretendimet se Mali i Zi i ka marrë territor kujtdo.

Përfaqësues të diplomacisë serbe reaguan duke thënë se reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi konfirmon “natyrën hibride” të veprimeve të qarqeve të caktuara në Mal të Zi ndaj jetës politike në Serbi. Ministria serbe vlerësoi se akuzat publike të ashpra dhe përpjekjet për ta heshtur palën tjetër janë tentativë për ndikim të papërshtatshëm dhe u bëri thirrje zgjidhjes së çështjeve përmes dialogut institucional dhe kanaleve diplomatike. Ajo theksoi se Serbia nuk ka pretendime ndaj Malit të Zi dhe nuk vë në dyshim shtetësinë e tij, por përfaqësuesit e saj kanë të drejtë të vënë në dukje dukuritë që cenojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Beogradi zyrtar nxiti bashkëpunim në çështje me interes për qytetarët, si bashkëpunimi ekonomik, lidhjet infrastrukturore dhe forcimi i besimit të ndërsjellë, dhe tha se do të vazhdojë politika të përgjegjshme, duke pritur të njëjtin nivel respekti.

Presidenti Aleksandar Vuçiç deklaroi më 14 qershor për Televizionin Prva se mediat në Mal të Zi kanë pasur rol të rëndësishëm në “revolucionin me ngjyra” në Serbi dhe se Mali i Zi zhvillon një luftë hibride kundër Serbisë, duke thënë se të gjithë marrin pjesë ose bëjnë sikur nuk e shohin pjesëmarrjen. (REL)

Previous Post

Shtyhet seanca për ish-presidentin Meta pas kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë

Next Post

Dosja Veliaj/ Seanca për 11 të pandehurit, shtyhen konkluzionet e mbrojtjes për Fatjon Baçin, shkak bëhet…

Next Post
Dosja Veliaj/ Seanca për 11 të pandehurit, shtyhen konkluzionet e mbrojtjes për Fatjon Baçin, shkak bëhet…

Dosja Veliaj/ Seanca për 11 të pandehurit, shtyhen konkluzionet e mbrojtjes për Fatjon Baçin, shkak bëhet…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al