Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protestat në vend, eurodeputeti bullgar nga Korça: Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet

timoni.al by timoni.al
June 14, 2026
in AKTUALITET
0
Protestat në vend, eurodeputeti bullgar nga Korça: Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev, i pranishëm në Korçë, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe është ndalur tek protesta masive që po zhvillohen në vend. Ai theksoi se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe se protesta paqësore janë pjesë e demokracisë, duke bërë thirrje që si qeveria ashtu edhe opozita të dialogojnë dhe të gjejnë zgjidhje në interes të qytetarëve.

Kovatchev tha se Shqipëria ka bërë progres në procesin e integrimit dhe vazhdon të jetë një nga vendet më të avancuara për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ai njoftoi se javën e ardhshme në Strasburg Parlamenti Evropian do të miratojë në seancë plenare raportin vjetor të zgjerimit për Shqipërinë, duke mirëpritur progresin dhe përkushtimin e partive shqiptare ndaj integrimit evropian. Sipas tij, mbështetja nga kolegët e Parlamentit Bullgar dhe nga Parlamenti Evropian synon që zgjerimi i ardhshëm i BE-së të përfshijë Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Përsa i përket ndikimit të protestave në procesin e integrimit, Kovatchev deklaroi se zhvillimet po monitorohen nga afër. Ai përsëriti se zgjidhja i takon klasës politike shqiptare, e cila duhet t’i përmbushë standardet, veçanërisht ato mjedisore, dhe të bëjë investimet e nevojshme. Nuk do të ketë ndërhyrje direkte nga Parlamenti Evropian në politikën e brendshme, por do të përfshihet në raport një tekst lidhur me përmbushjen e ligjeve dhe standardeve që lidhen me ekologjinë, zhvillimin rajonal dhe turizmin.

I pyetur për vlerësimin e protestave, Kovatchev tha se si bullgarë janë mësuar me këto forma shprehjeje dhe se është e rëndësishme që zëri i popullit të dëgjohet, për sa kohë ato mbeten të qeta dhe paqësore. Ai bëri thirrje që partitë në pushtet dhe opozita të jenë të qeta, të dëgjojnë njëra-tjetrën dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët. Më tej ai theksoi dëshirën që Shqipëria të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Europian, duke vënë në dukje gjithashtu rolin e vendit si aleat i rëndësishëm në NATO.

Previous Post

Tragjedi në Prizren: 27-vjeçari vritet me thikë pas sherri mes kushërinjve, plagoset babai i tij

Next Post

Sonte Gjermania nis misionin e Kupës së Botës, zbulohet emri i gardianit që do mbrojë portën

Next Post
Sonte Gjermania nis misionin e Kupës së Botës, zbulohet emri i gardianit që do mbrojë portën

Sonte Gjermania nis misionin e Kupës së Botës, zbulohet emri i gardianit që do mbrojë portën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al