Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Algjeria bëhet objekt i spiunazhit përmes dronëve

timoni.al by timoni.al
June 12, 2026
in LAJME
0
Algjeria bëhet objekt i spiunazhit përmes dronëve
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Algjeria ka izoluar qendrën e saj stërvitore në Lawrence, Kansas, ku ka bazën për Botërorin 2026, duke ndaluar qasjen e medias dhe tifozëve gjatë stërvitjeve që kur mbërriti në SHBA. Kjo politikë u zbatua edhe për miqësoren e fundit ndaj Bolivisë, e luajtur me dyer të mbyllura dhe pa transmetim televiziv. Vendimi për mos-transmetim sipas trajnerit të Bolivisë, Oscar Villegas, nuk kishte të bënte me Bolivinë. Burime pranë Federatës Algjeriane të Futbollit thanë se vendimi nuk ishte për shkak të një obsesionit të trajnerit Vladimir Petković ndaj evitimit të informacioneve nga Argentina e Lionel Scaloni, por për shkak të masave të sigurisë në organizimin e qendrave stërvitore.

Megjithatë, rrjeti televiziv KMBC 9, i lidhur me ABC në Kansas, përdori dronë për të survejuar dhe regjistruar stërvitjet e Algjerisë, duke shpërndarë imazhe që provokuan indinjatë te delegacioni algjerian. Federata e cilësoi këtë si një shkelje të privatësisë së skuadrës. Nga raportimet vërehet edhe prania e Luca Zidane në portë gjatë stërvitjeve, element që ra në sy të delegacionit.

Rregullat e brendshme të skuadrës përfshijnë ndalimin e qasjes së medias dhe personave jashtë delegacionit, si dhe ndalimin e fotografimit dhe regjistrimit të videove. Megjithatë, KMBC 9 thuhet se i kaloi masat e sigurisë dhe arriti të regjistrojë aktivitetet me ndihmën e dronëve.

Miqësorja me Bolivinë përfundoi me fitoren e Algjerisë 4-0. Pas ndeshjes, portieri i Bolivisë, Carlos Lampe, komentoi për TyC Sports, duke vënë në dukje dobësi në organizimin e presionit të Algjerisë: “Algjeria është një kundërshtar që nuk ushtron mirë presion. Në momentin që duhet të mbrojë është pak e ngrirë beson shumë te kundërsulmi,”-tha ai. Mes imazheve të siguruara nga dronët e KMBC 9 dhe analizës së Lampe, puna e Algjerisë në SHBA u bë më pak e fshehtë sesa ishte planifikuar.

Previous Post

Balla kërkon përjashtimin 30-ditor nga Kuvendi, Shehaj i gris shkresën gjatë protestës Nuk ma mbyll dot gojën

Next Post

Top Arena – Brikena për ndarjen me Mateon në studio: Kujtimet që kam krijuar deri më sot, të bukura

Next Post
Top Arena – Brikena për ndarjen me Mateon në studio: Kujtimet që kam krijuar deri më sot, të bukura

Top Arena – Brikena për ndarjen me Mateon në studio: Kujtimet që kam krijuar deri më sot, të bukura

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al