Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Vrau shokun dhe fshehu trupin, Eglant Koçi ende i pa gjetur; policia kontrollon disa zona

timoni.al by timoni.al
June 11, 2026
in Lajmi Fundit
0
E vrau shokun në zyrë, si fshehu 34-vjeçarin; gjurmët e gjakut dhe kamerat fundosin mikun e Eglant Koçit
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia po zhvillon kontrolle në disa zona të Tiranës, në Pëllumbas, Qafë Mollë dhe në fshatrat e Elbasanit, në kërkim të trupit të Eglant Koçit, i cili, sipas hetimeve, është vrarë nga shoku i tij. 34-vjeçari Eglant Koçi paraditen e 4 qershorit doli nga banesa për t’u takuar me shokun Armand Shakaj në një pallat në bulevardin “Zhan Dark”. Ai hyri brenda zyrës, por nuk doli më; në ambient policia gjeti gjurmë gjaku dhe mbetje biologjike që pritet të ndihmojnë hetimin.

Kati i dytë i pallatit ka disa njësi tregtare dhe korridoret janë të mbuluara me kamera, të cilat kanë regjistruar 34-vjeçarin duke hyre në ndërtesë, por jo duke dalë. Hetuesit thonë se Shakaj ka ndërhyrë në rrjedhën e provave duke shkëputur kamerat e brendshme të korridoreve. Pas ndërprerjes së kamerave, Shakaj dyshohet se urdhëroi kamerierin e lokalit të tij, Enea Zyferin, të ndërpresë energjinë elektrike, me qëllim që kamerat të mos kapnin transportimin e 34-vjeçarit nga zyra drejt makinës së autorit, një “Porsh” të parkuar jashtë pallatit.

Zyferiu u arrestua si bashkëpunëtor dhe, sipas burimeve, këtë të mërkurë Gjykata e Tiranës e la në burg deri në përfundim të hetimeve. Para gjykatës ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për fatin e viktimës dhe se ka zbatuar urdhrat e pronarit; ka thënë se do të transportonte një frigorifer.

Pas disa ditësh hetimesh intensive, policia arriti të gjejë mjetin e autorit të dyshuar; në bagazhin e tij u gjetën materiale biologjike që janë dërguar për inspektim. Po ashtu, motorri i viktimës ka një rëndësi për hetimin: sipas hetimeve, autori i dyshuar e ka çuar fillimisht tek tregu elektrik dhe më pas në zonën e 5 Majit, ku e sekuestroi policia. Provat e sekuestruara nga zyra, makina dhe motori janë dërguar në laboratorin shkencor dhe pritet që ai të nxjerrë një përgjigje zyrtare.

Previous Post

Botërori 2026 dhe koincidencat me 2010: pse Spanja ëndërron titullin e dytë?

Next Post

Heqja e non gratës për Berishën nga SHBA, Tritan Shehu: Mësim historik, e vërteta fitoi

Next Post
Heqja e non gratës për Berishën nga SHBA, Tritan Shehu: Mësim historik, e vërteta fitoi

Heqja e non gratës për Berishën nga SHBA, Tritan Shehu: Mësim historik, e vërteta fitoi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al