Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Numërimi në Kosovë drejt fundit, KQZ pret mbylljen e procesit; mbi 100 mijë vota nga diaspora

timoni.al by timoni.al
June 9, 2026
in LAJME
0
Numërimi në Kosovë drejt fundit, KQZ pret mbylljen e procesit; mbi 100 mijë vota nga diaspora
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në pesë komuna ka përfunduar numërimi i votave për deputetë, ndërsa në 23 komuna procesi vazhdon. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, tha se pritet që numërimi të përfundojë maksimalisht në mesin e javës së ardhshme. “Ne shpresojmë që me këtë tempo do të përfundojë numërimi deri kah fundi javës, eventualisht në mesin e javës tjetër”, deklaroi ai.

KQZ njoftoi gjithashtu se janë tërhequr të gjitha pakot e supozuara me fletëvotime nga diaspora, numri i të cilave është mbi 100 mijë. Sipas kryetarit të KQZ, tërheqjet përfunduan dje përveç në Australi, ku u kryen sot për shkak të ditës së pushimit të së hënës. “Numri i përafërt është diku rreth 85 mijë, bashkë me votat e përfaqësive diplomatike do të bëhen diku rreth 100 mijë vota”, tha Radoniqi.

Kreu i KQZ theksoi se kontrolli i procesit të numërimit është më i rreptë këtë herë, për shkak të manipulimit në numërimin e votave të kandidatëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, për monitorim të procesit, të martën ishin prezente edhe e ngarkuara me punë e Bashkimit Evropian, Eva Palatova, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Ky i fundit u drejtua me një mesazh për partitë politike: “Mesazhi është ai që ka qenë gjithmonë. Cilido që të jetë rezultati nga ky proces do të duhet bashkëpunim mes partive politike. Vendi ka një kushtetutë të fortë që ka shërbyer shumë mirë këto 18 vjetët e fundit dhe detyron politikanët të punojnë së bashku për të mirën e vendit dhe të bashkohen për të formuar institucionet dhe zgjedhin presidentin. Kjo shpresoj që do të ndodhë sapo të qartësohet rezultati.”

Deri në mesditë janë numëruar rreth 30% e kutive. Në këtë fazë, vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca. Te Vetëvendosje, treshja më e votuar është Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu. Te PDK-ja prin Bedri Hamza, i ndjekur nga Përparim Gruda dhe Arian Tahiri. Te LDK-ja më e votuara është Vjosa Osmani, ndjekur nga Lumir Abdixhiku dhe Doarsa Kica – Xhelili. Te Aleanca prin Ardian Gjini, e pas tij janë Ramush e Daut Haradinaj.

Previous Post

Do të jetë në ekip me Muçin, Ruslan Malinovsky: Familjarët e mi në Ukrainë nën raketa dhe dronë

Next Post

Rama për gazetarët e huaj: U vendos kusht për ndërtuesit në Zvërnec, të shtohet gjelbërimi pas investimit

Next Post
Rama për gazetarët e huaj: U vendos kusht për ndërtuesit në Zvërnec, të shtohet gjelbërimi pas investimit

Rama për gazetarët e huaj: U vendos kusht për ndërtuesit në Zvërnec, të shtohet gjelbërimi pas investimit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al