Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Sezoni turistik, ngrihet task-forca: mekanizëm monitorimi për sigurinë dhe shërbimet e pushuesve

timoni.al by timoni.al
June 8, 2026
in KRYESORE
0
Sezoni turistik, ngrihet task-forca: mekanizëm monitorimi për sigurinë dhe shërbimet e pushuesve
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni turistik veror ka vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e tij. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mblodhi Task Forcën Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik 2026, ku u diskutuan masat konkrete për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit.

Në fokus të takimit ishin siguria në plazhe dhe në det, respektimi i distancave të mjeteve lundruese, menaxhimi i trafikut dhe pastrimi i zonave turistike. Autoritetet synojnë që përmes këtij koordinimi të përmirësojnë standardet e shërbimeve dhe të garantojnë një sezon turistik sa më të sigurt dhe të suksesshëm për vizitorët dhe qytetarët.

Ministri Gonxhja theksoi rëndësinë e një mekanizmi të unifikuar për monitorim, raportim dhe kontroll. “Qëllimi kryesor i Task Forcës është që të kemi një mekanizëm monitorimi, raportimi dhe kontrolli të të gjitha masave që sipas gjthë institucioneve merren në kohë reale sipas të gjitha fushave dhe sektorëve. Këto masa do t’i raportohen qeverisë, si dhe të gjitha bashkive e institucioneve të tjera, në mënyrë që të ndiqen hap pas hapi të gjitha emergjencat dhe problematikat, që të mund të kemi një zgjidhje më të shpejtë dhe një reagim më të fortë”, tha ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Sipas deklarimeve gjatë takimit, raportimi i masave do të bëhet edhe ndaj bashkive dhe institucioneve të tjera, me qëllim ndjekjen hap pas hapi të emergjencave dhe problematikave, për të lehtësuar gjetjen e zgjidhjeve dhe rritjen e kapaciteteve të reagimit. Kjo koordinim synon gjithashtu ngritjen e standardeve të shërbimeve në destinacionet turistike.

Në vitin 2025, Shqipërinë e vizituan mbi 12 milionë turistë, dhe për këtë verë pritet që shifrat të tejkalohen. Task Forca Ndërinstitucionale është ngritur për të menaxhuar dhe përcjellë në mënyrë të centralizuar masat që synojnë sigurinë dhe shërbimet për sezonin veror të 2026, duke përfshirë çështjet e sigurisë në plazhe dhe det, distancave të mjeteve lundruese, trafikut dhe pastrimit të zonave turistike.

Previous Post

Prapaskena nga Spanja: Cesc Fabregas në pole position për të pasuar Hansi Flick te Barcelona

Next Post

Po pres me ndihmën e Zotit — 300 pensionistë me muaj pritje, operacione syri të bllokuara nga mungesa lenteve

Next Post
Po pres me ndihmën e Zotit — 300 pensionistë me muaj pritje, operacione syri të bllokuara nga mungesa lenteve

Po pres me ndihmën e Zotit — 300 pensionistë me muaj pritje, operacione syri të bllokuara nga mungesa lenteve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al