Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Real Madrid synon Julian Alvarez? Agjenti i argjentinasit mohon kontaktet me Los Blancos

timoni.al by timoni.al
June 8, 2026
in LAJME
0
Real Madrid synon Julian Alvarez? Agjenti i argjentinasit mohon kontaktet me Los Blancos
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Julian Alvarez është në qendër të spekulimeve të merkatos së verës, me raportime të fundit që thonë se argjentinasi është objektivi i vërtetë për të cilin Florentino Perez do të bëjë një ofertë prej 150 milionë eurosh. Hipotezën e nxori Sky Sports, çka solli reagimin e përfaqësuesve të futbollistit; sipas 365Scores, ata tentuan të qartësonin situatën për të frenuar spekulimet.

Agjenti i Alvarez, Fernando Hidalgo, u pyet nëse kishte kontakte apo bisedime me Realin e Madridit, ndërsa zhurma mediatike për të ardhmen e sulmuesit rritej. Hidalgo mohoi çdo lëvizje nga të dyja palët dhe deklaroi se nuk kishte informacion dhe askush nuk kishte hyrë në kontakt me ta: “Julian, blerja ‘galaktike’ e Realit të Madridit? Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me këtë dhe askush nuk ka hyrë në kontakt me ne,” tha ai.

Interesi i mundshëm i Realit bashkohet me atë të Paris Saint-Germain, duke krijuar një pengesë të re për Barcelonën, e cila e ka monitoruar me kujdes situatën e sulmuesit dhe e konsideron Alvarez një prej objektivave kryesorë në merkato për të përforcuar repartin e avancuar pas largimit të Leëandoëskit. Barcelona e ka çështjen të hapur, por e kushtëzon çdo lëvizje me disa faktorë të rëndësishëm.

Megjithë dëshirën e Julian për t’u transferuar te blaugranat, Atletico Madrid vazhdon të mbajë qëndrim të fortë dhe nuk e lehtëson largimin e futbollistit. Klubi madrilen pritet të pranojë vetëm një ofertë të lartë për të lejuar largimin, duke vënë kështu kushtin kryesor për çdo negociatë. Për shkak të kësaj pozite të Atletico-s dhe interesit nga klube të mëdha të tjerë, Barcelona ka zgjedhur të qëndrojë në pritje dhe të vlerësojë se si do të evoluojë merkatoja dhe lëvizjet e palëve të përfshira.

Previous Post

Rama: Zhvilluesit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, pjesë mund të hapet këtë dekadë; jam votuar për këto

Next Post

Rama te Ministria e Jashtme e Iranit: Do pretendojnë se edhe flamingot janë agjentët tanë? Ju interesojnë shqiptarët?

Next Post
Arkitektët më të shquar botërorë në Tiranë — Rama në Bread & Heart: Zhvillimi në harmoni me natyrën

Rama te Ministria e Jashtme e Iranit: Do pretendojnë se edhe flamingot janë agjentët tanë? Ju interesojnë shqiptarët?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al